“Ju keni gabuar”

Publikuar në Maj 11, 2018, 1:39 a.m.

Udhëheqësi i Revolucionit Islamik të Iranit, Ajetullah Hamanei përkujtoi paralajmërimet se nuk duhet t’i besohet SHBA-së e cila nuk i’u është përmbajtur marrëveshjeve të bëra dhe tha se nuk mund t’i besohet as BE-së.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Udhëheqësi i Revolucionit Islamik të Iranit, Ajetullah Hamanei cili mbajti fjalim në një ceremoni me rastin e ditës së mësuesve në Teheran, tha se çështja bërthamore është vetëm një justifikim për Amerikën dhe se problemi kryesor i Amerikës është Republika Islamike e Iranit.

Ajetullah Hamanei i cili përkujtoi se ka theksuar shumë herë se Amerika nuk i’u është përmbajtur marrëveshjeve të nënshkruara gjatë negociatave bërthamore, u shpreh: “Ju kam paralajmruar shumë herë që të mos i besoni Amerikës. Ja rezultati. Po ju flas edhe për çështjen e negociatave me tre vendet evropiane: As atyre nuk duhet të i’u besohet. Në çdo marrëveshje të bërë duhet të merren garanci të vërteta dhe praktike. Në të kundërten, lëvizja nuk mund të vazhdojë.”

Duke i’u referuar deklaratës së bërë dje nga presidenti amerikan, Trump, Udhëheqësi i Revolucionit Islamik të Iranit u shpreh: “Mbrëmë, presidenti i SHBA-së tha gjëra jo të hijshme. Kishte më shumë se 10 gënjeshtra në fjalimin e tij. Tha se është tërhequr nga marrëvedhja dhe e kërcënoi Iranin. Tha se do të bëjmë kështu, do të bëjmë ashtu. Ndërsa, unë po e them këtë në emër të populli të Iranit: z.Trump, ju keni bërë një gabim.”

Çështja bërthamore është vetëm një justifikim

Duke deklaruar se çështja bërthamore është vetëm një justifikim për Amerikën, Ajatullah Hamenei tha se se Amerika është në armiqësi me Republikën Islamike të Iranit dhe me popullin iranian i cili po ecën në rrugën e vet, e jo me këtë apo atë autoritet në Iran, duke vazhduar kështu:

“Amerika është armiku ynë dhe kjo armiqësi nuk është vetëm nga Trump. Qeveritë amerikane dhe regjimi amerikan janë armiqë të Rpublikës Islamike të Iranit që prej formimit të saj dhe kanë pasur për qëllim t’a përmbysinë atë.

Madje qeveria e mëparshme, qeveria e Obamas gënjeu në letrën e shkruar dhe në deklaratat e tyre ku thanë se ‘ne nuk duam t’a përmbysim regjimin në Iran’. Ata donin të përmbysnin Republikën Islamike. Marrëveshje bërthamore është vetëm një justifikim.

Kur filluan çështja bërthamore dhe sanksionet, disa figura të njohura të larta në vendin tonë erdhën dhe më thanë: ‘Pse po qëndroni kaq shumë në këtë çështje bërthamore? Lëreni këtë çështje në njërën anë dhe Amerika mos të bëjë më ligësi dhe armiqësi. Pse po insistoni kaq shumë, Amerika po kërkon justifikim, po përpiqet të bëjë keq, ta lëjmë rehat’.

Irani ka nevojë për energji bërthamore

 Natyrisht, nga disa pikëpamje këto fjalë ishin të gabuara. Unë e thashë disa herë këtë: Ne duhet të prodhojm 20 mijë megavatë energji elektrike bërthamore për disa vite. Kjo është llogaritja e autoriteteve përkatëse. Ne kemi nevojë për këtë.

Neve na thonë se kemi naftë. Mirë, por nafta nuk është e përjetshme. A do të përpiqemi të krijojmë objekte të energjisë bërthamore atëherë kur nuk do të kemi më naftë në vend? Pra, këtë punë do t’a fillojmë atëherë? Por, a nuk do të na mallkojë gjenerata e asaj kohe? A nuk do të na thonë se pse nuk e keni bërë punën të cilën është dashur t’a bëni atëherë?

Fjala 'ne kemi nevojë për energji bërthamore' është një fjalë e gabuar. Natyrisht se kemi nevojë. Por, le të pretendojmë se nuk kemi nevojë për të. Unë po i’u them atyre: Zotërinjë, problemet e Amerikës me ne, sanksionet që ajo i zbaton ndaj neve dhe armiqësia që ka me ne nuk kanë të bëjnë me energjinë bërthamore. Energjia bërthamore është vetëm një justifikim. Edhe nëse e lëjmë këtë, ata do të gjejnë një tjetër dhe do të bëjnë të njëjtën armiqësi përsëri.

Ata atëhere thanë ‘Jo, nuk është ashtu’; por është mu ashtu siq po shihet. Ne bëmë lëshime në marrëveshjen bërthamore dhe pranuam atë që kundërshtarët tanë donin; por armiqësitë nuk mbaruan.

Ata po flasin për praninë tonë në Lindjen e Mesme. Po flasin për çështjen e raketave. Ju neser mund të thoni ‘ne nuk do të bëjmë më raketa, ose nuk do të bëjmë më shumë raketa se një sasi e caktuar’, kjo çështje përfundon, mirëpo fillon një çështje e re. 

Ata flasin edhe për një çështje tjetër të re. Rasti është një rast themelor. Ata janë kundërshtar të Republikës Islamike.

Por, pse ata janë kundërshtar të Republikës Islamike? Arsyeja se pse ata e kundërshtojnë Republikën Islamike është kjo: Erdhi Repiblika Islamike dhe e ndërpreu autoritetin e Amerikës në Iran. Kjo është e gjithë çështja.

Amerika ishte në zotërim të një vendi si Irani që ndodhet në një zonë gjeografike të ndjeshme dhe strategjike, plot me pasuri dhe mundësi. Revolucioni Islamik erdhi dhe e ndërpreu këtë. Ndërsa, ata duan t’a shkatërrojnë Revolucionin dhe Republikën Islamike dhe të krijojnë përsëri autoritetin e tyre. Fatkeqësisht, ata kanë autoritet në shumë vende të rajonit.

Ata duan të japin urdhra. Kur ata urdhërojnë diçka në një vend, drejtuesit e atij vendi duhet t’a pranojnë atë. Kjo është ajo që ata duan. Kjo nuk ka të bëjë me emocione apo reagime. Çështja nuk ka të bëjë as me atë se një person mund të zhvillojë një qëndrim të caktuar. Çështja është një çështje rrënjësore dhe thelbësore.

Ata kanë nevojë për shërbëtorë. Republika Islamike e Iranit u tregoi atyre dinjitetin e vet; ndërsa ata nuk mund ta tolerojnë këtë. Ata kërkojnë udhëheqës të cilët i’u bindën urdhrave të tyre.

Një kohë, edhe anglezët e kishin të njëjtin rol në rajon. Një ditë ata sollën Riza Hanin, ndërsa një ditë tjetër, për arsye të ndryshme, ata e larguan atë dhe në vend të tij e sollën djalin e tij. Kjo është ajo që ata duan.

Për fat të keq, kjo gjendje është aktuale edhe në vendet e Gjirit Persik dhe në shumicën e vendeve në Azinë Perëndimore. Ata i binden Amerikës me frikë, mu ashtu si një shërbëtor i nënshtruar...

Trump i’u dërgoi letër udhëheqësve të rajonit duke i’u thënë ‘kam shpenzuar 7 trilionë dollarë për ju’

Kohë më parë, Trump i’u dërgoi një letër udhëheqësve të vendeve të Gjirit Persik. Ne e morëm këtë letër.

Në këtë letër, ai i’u tha atyre se duhet të jeni të bashkuar dhe të bëni punët e caktuara. Kam shpenzuar 7 trilionë dollarë për ju këtu.

Njeri i ndyrë, ke shpenzuar për të sunduar në Irak dhe Siri.

Ai thotë se duhet ta bëni këtë punë, duhet ta bëni atë punë. Duhet ta bëni thotë. Letrën e shkruar në këtë mënyrë i’a dërgon udhëheqësve të këtyre vendeve.

Kështu, edhe me Republikën Islamike të Iranit dëshiron të flas duke thënë ‘Ju duhet ta bëni këtë’. Dhe për shkak se nuk mundi t’a arrij këtë ai është një armik i yni dhe dëshiron të na zhduk. Kjo është e gjithë çështja.

Kombi iranian është një komb i pavarur, një komb i shenjtë. Udhëheqësit në të kaluarën morën dinjitetin e këtij populli dhe përulën atë. Pastaj e ekspozuan ndaj forcave të mëdha. Ndërsa, amerikanët janë mësuar me këtë dhe duan që e njëjta gjë të ndodhë përsëri.

Revolucioni Islamik dhe Republika Islamike erdhën dhe e risollën dinjitetin e këtij kombi, kombi tashmë po qëndron drejtë, ndërsa ata nuk po munden t’a tolerojnë këtë. Kjo është e gjithë çështja.

Pra, kjo çështje nuk ka të bëjë me atë se ‘pse po këmbëngul kaq shumë në këtë çështje’. Ata mua më thonin kështu. Zoti ja faltë gabimet e tyre.

Pavlefshmëria e Trumpit nuk ishte një surprizë

Kjo është çështja e Amerikës. Prandaj, kjo sjellje e shëmtuar e presidentit amerikan nuk ishte diçka e papritur për ne. Kjo ishte diçka që ata e bëjnë që nga fillimi.

Në qeveritë e mëparshme të SHBA-së ka qenë ndryshe, tani është kështu, ndërsa në periudhën e Bushit ishte ndryshe. Të gjithë këta bënë armiqësi dhe ligësi ndaj neve, ndërsa populli i Iranit qëndroi i fortë kundër tyre.

Tashmë janë zhdukur madje edhe eshtrat e tyre. Trupat e tyre janë bërë ushqim i krimbave dhe insekteve nën tokë. Fatmirësisht, Republika Islamike e Iranit është në këmbë. Edhe ky zotëri do të bëhet ushqim i krimbave dhe incekteve nën tokë, ndërsa Republika Islamike do të qëndrojë në këmbë.



Burimi : Yakın Doğu Haber