Erdogan tha se “Nëse kombi ynë thotë ‘tamam’ atëherë ne do të tërhiqemi”; mesazhi ‘tamam’ u bë tema më e përhapur në Twitter

Publikuar në Maj 10, 2018, 3:25 a.m.

Si përgjigje ndaj deklaratës së presidentit Erdogan ku tha se “Nëse një ditë kombi ynë thotë ‘tamam’, vetëm atëherë do të tëhiqemi”, në Twitter u shpërndan më shumë se 1 milion mesazhe me etiketimin #tamam, duke u bërë kështu tema më e përfolur në Twitter.

Në mbledhjen e sotme të partisë AK, presidenti Rexhep Tajip Erdogan u shpreh se: “Nëse një ditë kombi ynë thotë ‘tamam’, vetëm atëherë do të tërhiqemi.”

Pas deklaratës së Erdoganit në Twitter u shpërndan më shumë se 1 milion mesazhe me fjalën ‘TAMAM’.

Mesazhet me fjalën ‘tamam’ të më shumë se 1 milion përdoruesve të Twitterit u ngritën në rendin e parë të listës së temave më të përfolura jo vetëm në Turqi, por edhe në botë.

Mesazhet e shpërndara i mbështetën edhe kandidatët presidencial.

Edhe kryetari i partisë Saadet, Temel Karamollaoğlu u shpreh: “TAMAM Inshallah.”

Edhe kandidati presidencial i HDP-së, Selahattin Demirtash po ashtu shpërndau një mesazh në Twitter me fjalën ‘Tamam’.

Udhëheqësi i CHP-së, Kemal Kiliçdarolu ishte një nga emrat e parë që shpërndan mesazhin me fjalën ‘tamam’.

Hyrja e fjalës ‘tamam’ në listën botërore, zgjoi interesim edhe për disa emra të huaj.

Elijah Wood i cili luajti karakterin e Frodos në filmin ‘The Lord of the Rings’, ishte në mesin e atyre që shpërndan mesazhin me fjalën ‘tamam’.

Aktori i njohur amerikan, Johnny Sins po ashtu, tha ‘Tamam’ përmes Twitterit.

Edhe fenomeni amerikan i mediave sociale, Amanda Cerny shpërndau në Twitter mesazhin me fjalën ‘tamam’.

Ndërsa, mesazhet me fjalën ‘devam’(vazhdojmë) të filluar nga mbështetësit e partisë AK, u shpërndan më shumë se 376 mijë herë.



Burimi : Sputnik News