Kozmonauti rus ka filmuar nga hapësira perëndimin e hënës

Publikuar në Maj 9, 2018, 2:14 a.m.

Kozmonauti rus, Oleg Artemyev, me detyrë në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS), ka postuar një video mahnitëse në llogarinë e tij në mediat sociale. Në videon e publikuar në llogarinë e tij në Twitter, kozmonauti ka ndarë me ndjekësit çastet e ‘perëndimit të hënës’ së filmuar nga ISS.

Imazhet e hënës e cila zhduket gradualisht në horizontin e botës, u përhapën me shpejtësi në mediat sociale dhe brenda një kohe të shkurtër morën qindra pëlqime dhe shpërndarje.



Burimi : Sputnik News