Fitorja është e ‘Aleancës së Besnikërisë ndaj Rezistencës’

Publikuar në Maj 9, 2018, 2:04 a.m.

Populli i Libanit votoi dje për të zgjedhur anëtarët e parlamentit.

Lëvizja libaneze Hizbullah dhe ‘Aleanca e Besnikërisë ndaj Rezistencës’ e përbërë nga aleatët e saj, dolën fituese të zgjedhjeve.

Sipas televizionit Al Meyadin me qendër në Liban, Hizbullahu dhe ‘Aleanca e Besnikërisë ndaj Rezistencës’ e përbërë nga aleatët e saj, dolën fituese të zgjedhjeve, ndërsa partia ‘El Müstakbel’ e kryeministrit Saad Hariri u mposht.

Me mbylljen e kutiave të votimit filluan të dalin rezultatet e para. Me fitoren e Hizbullahut dhe ‘Aleancës së Besnikërisë ndaj Rezistencës’ të përbërë nga aleatët e saj, mbështetësit e tyre filluan të dalin në rrugë për të festuar.

Në zgjedhjet e mbajtura në 15 rajone do të votonin 3 milion e 700 mijë votues. Në deklaratën e bërë nga Ministria e Brendshme e Libanit u raportua se pjesëmarrja në zgjedhje ishte 49 për qind.

Parlamenti libanez përbëhet nga 128 vende. 917 kandidatë nga disa parti politike garuan për 128 vende.

Nga ‘Aleanca e Besnikërisë ndaj Rezistencës’ Hizbullahu garoi me 13 kandidatë për deputet. Burime të lajmeve libaneze raportuan se 13 kandidatët e Hizbullahut i fituan zgjedhjet.

Sipas disa burimeve, kandidati i Hizbullahut, Emin Sheri fitoi 2,000 vota më shumë se kryeministri Saad Hariri, duke fituar vendin e parë në Beirutin Perëndimor.

Parlamenti libanez me 128 vende përbëhet nga 64 deputetë musliman dhe 64 të krishterë.

Ndarja e muslimanëve në 64 ulëse është kështu: 28 sunit, 28 shiit, 7 druzë dhe 1 alevi.

Në Liban presidenti është nga maronitët, kryeministri nga sunitët, ndërsa kryetari i kuvendit nga shiitët.



Burimi : Rast Haber