Në Jerusalem vihen shenjat e ambasadës amerikane në rrugë

Publikuar në Maj 9, 2018, 1:47 a.m.

Ambasada amerikane do të zhvendoset zyrtarisht më 14 maj nga Tel Avivi në Jeruzalem, pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump e cilësoi Jerusalemin si ‘kryeqytetin e Izraelit’. Një javë përpara hapjes, shenjat e ambasadës amerikane u varën në rrugët e Jeruzalemit.

Sipas vendimit të Trump, i cili shkaktoi reagime të shumta nga muslimanët dhe bota arabe, zhvendosja e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jeruzalem do të bëhet me 14 maj, në përvjetorin e 70-të të formimit të shtetit të Izraelit. Adresa e përkohshme e lëvizjes është Konsullata Amerikane e vendosur në lagjen Arnona në jug të Jeruzalemit. Kanë filluar të vihen shenjat e ambasadës amerikane në rrugët drejt Konsullatës.

Ambasada amerikane tashmë ka dërguar ftesa në këtë adresë për hapjen e cila do të mbahet në 16.00, të hënën e ardhshme.

Kryetari i Kuvendit të Jeruzalemit, Nir Barkat shpërndau fotografi ku shkruante: “Kjo nuk është një ëndërr, por realitet... Jeruzalemi është kryeqyteti i përjetshëm i popullit hebre dhe bota ka filluar t’a vërej këtë fakt.”

‘LËVIZJA E AMBASADËS SË PËRHERSHME DO TË ZGJASË SHUMË’

Gazeta izraelite Haaretz tha se e gjithë ambasada nuk do të mund të zhvendoset brenda një dite, se në këtë adresë i pari do të vijë ambasadori amerikan, David Friedman dhe se punonjësit e tjerë do të transferohen hap pas hapi nga Tel Avivi.

Haaretz i cili raportoi se: “Procesi i zhvendosjes mund të zgjasë me vite, sepse ndërtimi i një ambasade të re është një projekt i gjatë dhe i shtrenjtë",  shtoi se nuk është ende e qartë se ku do të ndërtohet ambasada e përhershme.

KUSH DO TË MARRË PJESË NË HAPJE?

Në ceremoninë e hapjes do të marrë pjesë Izraeli në nivelin më të lartë. Në hapje do të jenë të pranishëm presidenti Reuven Rivlin, kryeministri Benjamin Netanjahu, ministrat, udhëheqësit e partive politike nga qeverisë së koalicionit dhe nga w,eë i lartë i cili ka marrë formën zyrtare nga administrata e Trump është Sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin.

Megjithatë, mediat izraelite po presin se do të marrin pjesë edhe vajza e presidentit amerikan, Ivanka Trump me bashkëshortin e saj, si dhe këshilltari i Trumpit, Jared Kushner. Do të marrë pjesë edhe një delegacion i madh i republikanëve dhe demokratëve nga Kongresi.

A DO TË SHKOJ TRUMP?

Është ende e paqartë se a do të shkoj Trump në Jeruzalem dhe se a do të pres shiritin e ambasadës. Ditëve të fundit, presidenti amerikan tha disa herë se mund të shkoj në Jeruzalem, por ai nuk dha ndonjë deklaratë të sigurtë.



Burimi : Sputnik News