Nasrallah: Rezistenca do të vazhdojë sepse ka besimin dhe mbështetjen popullore

Publikuar në Maj 9, 2018, 1:36 a.m.

Sekretari i përgjithshëm i lëvizjes së rezistencës libaneze,Hizbullah ka përgëzuar për sigurimin dhe mundësimin e një atmosfere të qetë dhe të sigurisë gjtë zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme të vendit dhe e ka cilësuar si një arritje kombëtare, duke përshkruar rezultatet si një fitore e madhe për grupin e rezistencës.

Duke iu drejtuar përkrahësve të tij nëpërmjet një fjalimi televiziv të transmetuar drejtpërsëdrejti nga kryeqyteti libanez i Bejrutit gjatë mbrëmjes së ditëssë hënë, Sejjed Hassan Nasrallah ka përgëzur në lidhje me rezultatet e votimit dhe është shprehur se është “një fitore e madhe morale dhe politike për Hizbullahun që mbron vendin.”

Ai ka shprehur falenderimet e tij për të gjithë ata që kanë  kontribuar dhe ndihmuar në realizimin e zgjedhjeve kombëtare në një mënyrë të suksesshme, duke theksuar se “sistemi i zgjedhjeve proporcionale i dha mundësinë të gjithë partive politike që të mund të përfaqësonin palët e tyre gjatë këtyre zgjedhjeve, uli risqet e mospërfaqësimit nga strukturat politike libaneze dhe i siguroi të gjithë palëve se do të kenë rolin e tyre në administratë.”

Më pas, Nasrallah ka vlerësuar ambientin e sigurt dhe të qëndrueshëm qëështë mbajtur gjatë zhvillimit tëzgjedhjeve të 6 majit, duke theksuar se Hizbullahu ka nevojë për një përfaqësim të fortë në parlament në mënyrë që të luftojë korrupsionin, të përmbushë premtimet e tij dhe të rindërtojë Libanin.

Ai ka theksuar se “Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të Gjirit Persik kanë bërë përpjekjet e tyre që të përbuzin dhe tallin këtë fushatë në një përpjekje për të helmuar opinionin publik kundrejt Hizbullahut. Megjithatë,përpjekjet e tyre nuk kanë rezultuar të sukseshme.”

Në vazhdim, shefi i Hizbullahut ka vënë në dukje faktin se lëvizja e rezistencës ka arritur qëllimet e saj në këto zgjedhje kombëtare, duke u shprehur se marrëdhëniet e forta mes kombit libanez, forcave të armatosura dhe bashkëluftëtarëve të tij mund ta mbrojnë vendin arab kundër çdo kërcënimi potencialisht të mundshëm.

Nasrallahka nënvizuar se “Askush në botë nuk mund të marrë në shenjestër Hizbullahun, duke qënë se gëzon një mbështetje të fortë midis shtresave të ndryshme të shoqërisë libaneze. Qytetet dhe vendbanimet në Libanin jugor kanë shërbyer si frontii rezistencës përballë kërcënimeve të rrezikshme nga regjimi izraelit dhe grupet terroriste. Komplotët e armikut për të shkatërruar popullaritetin e Hizbullahut në këto rajone nuk kanë dhënë asnjë rezultat deri më tani.”

Ai u ka bërë thirrje partive politike libaneze që të lënë hapësirë për pajtim, duke u kërkuar me urgjencëatyre të qëndrojnë larg përpjekjeve që synojnë të dëmtojnë njëri-tjetrin.

Sekretari i përgjithshëm i Hizbullahutka komentuar duke u shprehur se “Ne duhet të shmangim çdo fjalim sektar apo nxitës të ngjashëm me ato të parashtruara para zgjedhjeve nëse duam të shmangim çdo konflikt në vend.”

Nasrallahu më pas ka dhënë paralajmërimet e tij si përgjigje kundër kërcënimeve të bëra nga zyrtarët izraelitë kundër Sirisë, Libanit dhe Republikës Islamike të Iranit, duke thënë se ata janë shqetësuese për vendet e Lindjes së Mesme.

Për këtë arsye, ai ka kërkuar bashkëpunim në mes të fraksioneve libaneze, duke thënë se, “Skenat e familjeve të dëshmorëve, luftëtarëve të plagosur dhe të moshuarve që presin të hedhin votat e tyre ishin shumë prekëse.”

Nasrallah ka konkluduar duke u shprehur se “Qytetarët libanezë e kanë kryer detyrën e tyre në këto zgjedhje. Përgjegjësia tani i takon parlamentarëve pasi ata janë përgjegjës përpara Zotit dhe popullit të tyre.”

Të shtunën e kaluar u zhvilluan zgjedhjet e para parlamentare në Liban pas një periudhe nëntë vjeçare me më shumë se 500 kandidateë për t’u përzgjedhur deputetë. Sipas shifrave zyrtare pjesëmarrja një zgjedhje ka qënë 49.2%.

Rezultatet jo-zyrtare të këtyre zgjedhjeve parlamentare në Liban konfirmojnë se Hizbullahu dhe koalicioni i tij politik që hynë në zgjedhje ka siguruar më shumë se gjysmën e mandateve të përfaqësuesve.

Hizbullahu, grupimet si dhe individët e ndërlidhur në një formë a tjetër kanë siguruar 67 vende në parlamentin Libanez sipas informacionet që janë dhënë nga vetë politikanët, oorganizuesit e fushatave si dhe mediave libaneze.

Aleatët e Hizbullahut përfshinjë lëvizjen Amal të drejtuar nga zëdhënësi i parlamentit Nabih Berri dhe Lëvizja Kristiane Patriotike e Lirë, drejtuar nga presidenti i vendit Michel Aoun.

Përfaqësuesit parlamentarë ndahen në mënyrë të barabartë 64 myslimanë, 64 të krishterë, duke përfshirë edhe druzët, dhe të dyja palët më pas ndahen edhe në 11 nëngrupe të tera religjoze.



Burimi : Press TV