Financohen krishterët kosovarë për një “luftë kundër islamit”

Publikuar në Maj 8, 2018, 1:01 a.m.

Zbulohet një financim i grupeve të krishtera në Kosovë kundër islamit. Aktivisti politik skocez, me prejardhje nga Airdrie në North Lanarkshire,Jim Dowson, i njohur për lidhjet e tij me organizatat e së djathtës ekstreme, qëndron prapa një rrjeti të faqeve në “Facebook” me rreth 2.5 milionë anëtarë.

 

Jim akuzohet se kishte përdorur paratë e reklamave nga grupet në media sociale, ashtu si edhe paratë e anëtarësimit, për të financuar grupet militante të krishtera në Kosovë, që po përgatiten për një “luftë kundër islamit”.

Hetimi i BBC-së ka gjetur se ai ishte figura qendrore e një grupi militant të krishterë, me seli në Britani të Madhe. Ai mohoi pretendimet por dikur kishte qenë aleat i afërt i liderit të BNP-së, Nick Griffin, ashtu si edhe bashkëthemelues i lëvizjes “Britania e para”, që pak kohë më parë u ndalua nga “Facebooku”.