“Serbia le ta njohi pavarësinë e Kosovës”- Presidenti i Austrisë

Publikuar në Maj 8, 2018, 1 a.m.

Presidenti i Austrisë Van der Bellen pas takimit që ka pasur me homologun e tij bullgar, Ruman Radev në Sofje i kujtoi Serbisë rastin e Kosovës, duhet që ta njohin pavarësinë.

“Për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, Serbia duhet të zgjidhë konfliktin historik dhe çështjet e hapura të kufirit me Kosovën”.

Të dy presidentët, thanë se perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimore është e sigurt, por fillimisht mes këtyre vendeve duhet ë vendosen raporte të mira fqinjësore, miqësore dhe të bashkëpunimit.