Liberalizimi i vizave, ekipi vlersues i BE-së në Kosovë

Publikuar në Maj 8, 2018, 12:59 a.m.

Ekipi vlerësues i Bashkimit Evropian këtë javë ka qëndruar në Kosovë për të grumbulluar të dhëna nëse është plotësuar kushti i fundit për liberalizimin e vizave, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsioni.

Pas takimit me ekipin e BE-së Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri ka thënë se Kosova e ka plotësuar kushtin e fundit për liberalizimin e vizave, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kshtu që ngelet vetëm konfirmi i këtij vendimi.

Tahiri është optimist se qytetarët e vendit do të udhëtojnë pa viza në Zonën Shengen ne fund të këtij viti apo në fillim të vitit të ardhshëm. Pavarsisht se çështja e liberalizimit të vizave u bë debat për nje periudh të gjatë kohore.