Negociatat midis Iranit dhe BE-së për Jemenin

Publikuar në Maj 7, 2018, 12:28 a.m.

Në takimin e bërë me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm për Shërbimin e Punëve të Jashtme të BE-së, Helga Schmid dhe disa diplomatë evropian, Këshilltari Special i Ministrit të Jashtëm iranian, Jaber Ansari është marrë me çështjen e krizës së Jemenit.

Këshilltar Special i Ministrit të Jashtëm të Iranit, Hysejin Jaber Ansari, i cili e vizitoi Romën, është marrë me zhvillimet e fundit në Jemen në një takim të mbyllur me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm për Shërbimin e Punëve të Jashtme të BE-së, Helga Schmig dhe me drejtuesit e përgjithshëm të ministrisë së punëve të jashtme të Italisë, Gjermanisë, Francës dhe Anglisë.

Në deklaratën e bërë pas këtij takimi, Ansari u shpreh: “Kriza e Jemenit ka çuar në dimensione të frikshme, veçanërisht nga pikëpamja njerëzore, dhe ne jemi gati të dëshmojmë vdekjen e heshtur të këtij kombi. Qëllimi i politikës rajonale të Iranit është t'i japë fund kësaj krize.”

Këshilltar Special i Ministrit të Punëve të Jashtme tha se negociatat në mes të Iranit dhe vendeve evropiane janë bërë në drejtim të zgjidhjes për krizën e Jemenit dhe shtoi se: Ne sot arritëm që të vendosaim në tryezë aspektet e ndryshme njerëzore, politike dhe ushtarake të krizës së Jemenit. Ne kemi arritur rezultate pozitive në marrjen e hapave të besueshëm lidhur me këtë çështje dhe shpresoj që me zbatimin e tyre ne do të dëshmojmë fundin e krizës.

Raundi i parë i dialogut për Jemenin midis Iranit dhe BE-së u zhvillua në Gjermani në shkurtin e kaluar, ndërsa raundi i dytë u mbajt sot në Romë.



Burimi : Rast Haber