Izraeli do të kundërshtojë Iranin edhe me çmimin e konfliktit

Publikuar në Maj 7, 2018, 12:25 a.m.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka deklaruar se do të ishte më mirë të kundërshtohet Irani përpara se të bëhet vonë, duke shtuar se Izraeli është kundër konfrontimit të tillë.

“Garda revolucionare iraniane gjatë muajve të fundit është duke furnizuar Sirinë me armë të përparuara për të na sulmuar edhe në fushën e betejës edhe përbrenda Izraelit, duke përfshirë dronët(fluturaket pa pilot) sulmues, raketat tokë-ajër  si dhe raketat iraniane kundër ajrore , të cilat do të kërcënojnë avionët tonë të forcave ajrore ushtarake”, ka thënë Netanjahu  në fillim të mbledhjes së rregullt të qeverisë së Izraelit, kanë përcjell mediat izraelite.

“Ne jemi të vendosur që haptas të kundërvihemi agresionit të mundshëm iranian në fazat fillestare, bile në rast se ajo nënkupton edhe konfliktin e drejtpërdrejtë. Më mirë përpara se më vonë”, ka shtuar Netanjahu duke tërhequr vërejtjen se kombet të cilët nuk janë të vullnetshme të veprojnë me kohë kundër agresionit vrasës, më vonë do të paguajnë çmimet shumë më të larta.

Lideri izraelit ka thënë se vendi i tij”nuk dëshiron eskalimin e situatës por është i përgatitur për çdo skenar të mundshëm”. Ai poashtu ka thënë se takimi me presidentin e Rusisë Vladimir Putinin të paralajmëruar për të mërkurën”posaçërisht është i rëndësishëm në kuadër të përpjekjeve të Iranit që të përforcohet në Siri”.

Është theksuar se këta të dytë në Moskë do të bisedojnë për situatën në rajonin e Lindjes së Afërt. Netanjahu dhe Putini kanë biseduar me telefon për Sirinë dhe janë dakorduar që të takohen sa më parë që është e mundur.

Më vonë, gjatë ditës, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu në konferencën e mbajtur me gazetarë, e transmetuar edhe në televizion, ka zbuluar dokumentet për të cilin ka thënë se vërtetojnë se Irani, partneri strategjik i Rusisë, ka gënjyer për programin e tij nuklear para se që ka nënshkruar marrëveshjen rreth programit të tij nukleare me 6 fuqitë të mëdha botërore në vitin 2015.



Burimi : Al Jazeera