Kongresi amerikan paralajmëron ndërprerjen e shitjes së armëve Turqisë

Publikuar në Maj 7, 2018, 12:21 a.m.

Kongresmenët amerikan në fushën ligjdhënëse do të ndërmarrin veprime për të ndërprerë dërgesën e pajisjes ushtarake amerikane Ankarasë, raporton The Hill, i cili shton se Kongresi amerikan po planifikon të parandalojë shitjen e armëve Turqisë, bile gjer sa të mos publikohet raporti me analizën e përkeqësimit të marrëdhënieve në mes dy vendeve.

Dhoma e përfaqësuesve amerikan dëshiron të prolongojë shitjen e armëve amerikane aleatit të vet në NATO, Turqisë, gjer sa nuk përgatit raportin i cili do të analizojë përkeqësimin e marrëdhënieve në mes Washingtonit dhe Ankarasë, cek The Hill. Ky propozim do të paraqitet në versionin  të cilin Dhoma e përfaqësuesve ka propozuar në kuadër të ligjit vjetor për politikën mbrojtëse.

Tani Pentagoni ka borxh Kongresit të paraqes raportin në të cilin duhet theksuar”ndikimin e rritjes së tensioneve në marrëdhëniet amerikano-turke të cilët janë pasojë e aksioneve provokative të qeverisë turke gjatë vitit të fundit, për shkak të cilës po pësojnë pasoja aktivitetet e shumta diplomatike dhe ushtarake amerikane në Turqi”.

Gjer te përpilimi i raportit Ministrisë së mbrojtjes amerikane të Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të ndalohet shitja e pajisjes së madhe ushtarake Ankarasë. Sikurse është cekur në artikull ligjdhënësit aktualisht po përpiqen të zbulojnë në cilin drejtim janë marrëdhëniet në mes dy shteteve në çastin kur Washingtoni ishte i gatshëm të shesë Ankarasë 116 avion luftarak F-35A.

Në ndërkohë, sikurse cek The Hill, Dhoma e përfaqësuesve ka nis edhe iniciativën e dytë, me të cilin gjatë muajit të kaluar ka propozuar Senatit amerikan të bllokojë dërgesa e avionëve luftarak F-35A Turqisë për shkak të arrestimit të pastorit amerikan në Turqi Andrew Brunson.

Andrew Brunson është pastori amerikan nga Karolina Veriore i cili ka 23 vjet që jeton në Turqi, ndërsa është i akuzuar se ka ndihmuar grupit të cilën Ankaraja zyrtare e konsideron përgjegjëse për grusht shtetin e pasuksesshëm ushtarak të vitit 2016 kundër presidentit të Turqisë Rexhep Tajib Erdoganit. Gjykimi i tij është vetëm njëri në vargun e rasteve të drejtësisë të cilët kanë përkeqësuar marrëdhëniet në mes Turqisë dhe SHBA-va dhe u janë bë pengesë për shitjen a armëve amerikane ushtrisë turke.



Burimi : Logično