Rusia i’a rikujton Netanjahut: ANEA ka mbyllur dosjen e Iranit në vitin 2015

Publikuar në Maj 7, 2018, 12:14 a.m.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Marija Zaharova e cila komentoi pretendimet e kryeministrit izraelit, Netanjahu se marrëveshja bërthamore e nënshkruar midis Iranit dhe vendeve të P5 + 1 bazohet në gënjeshtrat dhe mashtrimet e qeverisë së Teheranit, rikujtoi se Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike mbylli dosjen lidhur me elementet e ashtuquajtura ushtarake të Iranit në programin bërthamor në vitin 2015.

Në një konferencë shtypi të përjavshme, Zaharova i’u përgjigj pretendimeve të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu se Irani po punonte për një program sekret për prodhimin e armëve bërthamore.

Zaharova e cila theksoi se ANEA ka mbyllur dosjen e Iranit në vitin 2015, u shpreh se: “Dua të theksoj se se Irani është vendi më i kontrolluar nga ANEA.”

‘PROBLEMET LIDHUR ME MARRËVESHJEN BËRTHAMORE DUHET TË ZGJIDHEN NË MES TË IRANIT DHE VENDETVE TË P5+1’

Zaharova gjithashtu vuri në dukje se problemet lidhur me marrëveshjen bërthamore duhet të zgjidhen nëpërmjet konsultimit midis vendeve të P5 + 1 dhe Iranit.

Zaharova u shpreh se: “Të gjitha problemet që lidhen me kontrollimin e ANEA-së në Iran duhet të zgjidhen duke u bazuar në dokumentet në këtë agjenci.”

‘RUSIA DO TË VAZHDOJ T’I PËRMBUSH TË GJITHA DETYRIMET E SAJ NË MARRËVESHJE’

Zaharova deklaroi se Rusia do të vazhdojë të përmbushë detyrimet e saj në kuadër të marrëveshjes bërthamore.

Presidenti rus Vladimir Putin shpjegoi se marrëveshja bërthamore e nënshkruar me Iranin favorizoi ruajtjen e gjendjes aktuale.



Burimi : Sputnik News