Mishi i imortuar nga Hungaria sjellë “Murtajë Afrikane”, ndalohet importimi në Kosovë

Publikuar në Maj 6, 2018, 1:30 a.m.

Kosova është importuese e mishtit nga Hungaria, afër 200 mijë kg mish i pulës është importuar nga Hungaria në Kosovë për tre muaj, janar-mars 2018. Sipas Thaçit, masa e ndalesës së importit të llojeve të mishrave , ka ardhur pas njoftimit për paraqitjen e sëmundjes së Murtajës Afrikane.

Zyrtari për informim të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi tha se “Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë javën e kaluar ka nxjerr vendim për masën e ndalesës së përkohshme të importit për kafshët e llojit të derrit, mishin e derrit dhe produktet nga mishit i derrit për shtetin e Hungarisë”.

 Ditë më parë Kosova ishte përfshirë në skandalin e mishit të prishur nga Belgjika, tani po rrezikohet nga mishi i importuar nga Hungaria. Serbia, ishte njoftuar nga Hungaria për përhapjen e sëmundjes se ashtuquajtur “Murtaja Afrikane” dhe me të marrë lajmin kishte ndaluar importin e mishti nga ky shtet.