Princi i Arabisë Saudite: Palestinezët ose le t’a pranojnë planin e Trumpit ose le të heshtin

Publikuar në Maj 3, 2018, 1:31 a.m.

U deklarua se princi i Arabisë Saudite, Muhamed bin Selman i cili në një deklaratë për shtyp gjatë vizitës së tij në SHBA, tha se e njeh Izraelin, në mbledhjen e bërë një muaj më parë me lobin hebre në SHBA, gjithashtu ka thënë se: “Palestinezët duhet ose të pranojnë planin e Trumpit ose të heshtin dhe të ndalen së ankuari.”

U mësua se princi i kurorës i Arabisë Saudite, Muhamed bin Selman, në një takim me dyer të mbyllura me lobin hebre në New York me 27 mars, ka folur kundër palestinezëve, duke i lënë pjesëmarrësit me gojë të hapur. Princi i Kurorës argumentoi se palestinezët duhet të ndërpresin ankesat nëse nuk e pranojnë planin e paqes të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili më 6 dhjetor e njohu Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit. Pas vendimit të Trumpit për Jeruzalemin, presidenti palestinez, Mahmud Abbas refuzoi të marrë ndonjë lloj bashkëbiseduesi, duke përfshirë edhe ndërmjetësimin e SHBA-së.

Shumë burime që folën për Kanalin 10 në Izrael thanë se kritikat e Muhamed bin Selman ndaj palestinezëve i ka tronditur të pranishmit në takim. Sipas kësaj, princi i kurorës u shpreh kështu:

“Udhëheqja palestineze ka humbur mundësitë për 40 vitet e fundit dhe ka refuzuar të gjitha ofertat e parashtruara. Është koha që palestinezët të pranojnë ofertat dhe të ulen në tryezën e negociatave ose të heshtin dhe të mos ankohen.”

‘ÇËSHTJA JONË KRYESORE ËSHTË IRANI’

Muhamed bin Selman i cili i’u tha udhëheqësve të lobit hebre në SHBA se “Çështja palestineze nuk është në krye të axhendës së qeverisë saudite. Ka shumë çështje shumë më urgjente dhe të rëndësishme me të cilat duhet të merremi, siq është Irani... ", në anën tjetër vazhdoi kështu:

‘PËR T’A NJOHUR IZRAELIN NEVOJITET NJË MARRËVESHJE ME PALESTINEZËT’

“Për të mundësuar përparimin e negociatave në mes të Izraelit dhe Arabisë Saudite me botën arabe, së pari nevojitet një përparim i rëndësishëm drejt marrëveshjes me palestinezët.”

‘LIDERËT E LOBIT HEBRE MBETËN TË HABITUR’

Lajmi i Kanal 10 bazohet në tre burime të cilat janë të informuara për përmbajtjen e takimit  dhe për telegrafin që i’a dërgoi një diplomat i Konsullatës së Izraelit në New York Ministrisë së Punëve të Jashtme të Izraelit. Një nga ata që ishin të pranishëm në mbledhje tha se ‘gjithë grupi mbetën të habitur nga fjalët e princit’.

Lajmet lidhur me atë se Muhamed bin Selman i ka bërë presion Abbasit, madje edhe e ka kërcënuar atë për t’a pranuar ‘planin e paqës’ së qeverisë së Trumpit u shfaqën në shumë organizata të mediave si The New York Times dhe Reuters.

Yaser Arafat, lideri i Organizatës për Çlirimin e Palestinës, të themeluar në vitin 1964, ka nënshkruar marrëveshjen Oslo 1 në vitin 1993 me Izraelin në ndërmjetësimin e SHBA-së, në vitin 1995 marrëveshjen Oslo 2, në vitin 1998 marrëveshjen Wye River, ndërsa në vitin 1999 marrëveshjen Sharm el Shejh. Por këto marrëveshje, të cilat nuk u zbatuan nga qeveria izraelite, nuk e siguruan formimin e shtetit palestinez dhe bërjen e Jerusalemit pjesërisht kryeqytet.

NUK PO ZBATOHEN AS VENDIMET E KOMBEVE TË BASHKUARA

Pas pushtimit izraelit të të gjitha tokave të mbetura nga Kombet e Bashkuara tek arabët palestinezë në luftën e vitit 1967, Këshilli i Sigurimit i OKB-së vendosi të tërhiqet nga të gjitha territoret që kishte marrë Izraeli.



Burimi : Sputnik News