Tërnava nuk e fletë të vërtetën për Shefqet Krasniqin i cili ka tre vende pune në mesin e teologëve të papunë

Publikuar në Maj 3, 2018, 12:50 a.m.

Në një intervistë të publikuar gjatë ditës së djeshme myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, nuk ka pranuar se Krasniqi do të mund të kthehet në postin e imamit në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Myftiu ka përdorur si argument se Krasniqi nuk ka qenë asnjëherë imam në këtë xhami.

“Ai nuk ka qenë imam i xhamisë së madhe, ai ka qenë i angazhuar në xhaminë e madhe mirëpo ne kemi pas shumë të papunë dhe kemi të papunë, dhe nuk është e udhës që dikush të punon në tri vende të punës, po them Shefqeti është koleg i joni, i rregullt në fakultet, është profesor i angazhuar në shkallën e tretë në fakultet ku për këtë edhe ka mësuar dhe është shkolluar dhe kjo vetvetiu flet boll”, ka deklaruar Tërnava.

Por e vërteta del të jetë ndryshe nga ajo se çfarë po pretendon sot myftiu i Kosovës. Shefqet Krasniqi kishte qenë imam i Xhamisë së Madhe dhe ishte pranuar nga zëdhënësi i Bashkësisë Islami të Kosovës, Ahmet Sadriu.