Muhamed bin Selmani tradhton palestinezët

Publikuar në Maj 3, 2018, 12:44 a.m.

Trashëgimtari i fronit saudit Muhamed bin Selmani ka thënë krerëve të grupeve çifute me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës se udhëheqja palestineze duhet patjetër të pranojë kushtet për paqe të cilët i ka ofruar administrata e presidentit amerikan Donald Trump, kanë publikuar mediat izraelite.

Gjatë takimit të mbyllur të mbajtur muajin e kaluar në New York me liderët e organizatave çifute, Muhamed bin Selman fuqishëm ka kritikuar presidentin palestinez Mahmud Abasin, ka lajmëruar Kanali 10 izraelit duke cituar  burimet diplomatike izraelite.

“Gjatë disa dekadave të fundit, udhëheqja palestineze ka lëshuar disa mundësi dhe ka refuzuar të gjitha propozimet paqësore të cilat janë ofruar”, ceken fjalët e Muhamed bin Selmanit në tekstin e Barak Rapidit, korrespondentit të lartë diplomatit të Kanalit 10.”Koha është që Palestinezët të pranojnë ofertat dhe të pajtohen të vijnë në tryezën e bisedimeve ose të mbyllin gojën dhe të ndalen së ankuari”.

Muhamed bin Selmani gjoja e ka shtyrë presidentin palestinez Mahmud Abas që të pranojë propozimin amerikan për paqe pas veprimit të presidentit amerikan Donald Trump të pranimit të Jerusalemit për kryeqytet të Izraelit. Por, udhëheqja palestineze ka bojkotuar Shtëpinë e Bardhë dhe nga ajo kohë Mahmud Abasi ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikën nuk janë më “ ndërmjetësues i sinqertë” në bisedimet paqësore në mes Izraelit dhe Palestinës.

Princi saudit Muhamed bin Selman dhe dhëndëri i Donald Trumpit Jared Kushner kanë marrëdhënie të afërta miqësore. Jared Kushneri ka kërkuar nga Muhamed bin Selmani këshilla për rajonin e Lindjes së Afërt pasi që Donald Trumpi e ka emëruar atë në ekipin i cili do të mbikëqyri bisedimet në mes Palestinezëve dhe Izraelitëve.

Muhamed bin Selmani në kritikën e udhëheqjes palestineze dhe ka cek se bisedimet paqësore në mes Izraelit dhe Palestinës do të duhej të vazhdonin para se Arabia Saudite dhe shtetet tjera të Gjirit Persik të normalizojnë marrëdhëniet e tyre me Izraelin.



Burimi : Al Jazeera