Arabia Saudite drejt reformës rrënjësore ekonomike

Publikuar në Prill 29, 2018, 2:11 a.m.

Arabia Saudite po zbaton garë të vdekur me kohën për implementimin e reformave rrënjësore ekonomike të cilët do të duhej të zvogëlonin varshmërinë e ekonomisë së saj nga nafta, çmimet e ulëta të së cilës kanë shkaktuar jo stabilitet social. Kjo detyrë e rëndë i ka rënë në supet e trashëgimtarit të fronit saudit Muhamed bin Selmanin, i cili po mbanë frerët e fuqisë së Mbretërisë në duart e veta.

Janë arsye të shumta për shkak të cilave vështirë është të besohet se do të arrijë qëllimet. Për momentin çmimi i barelit të naftës së papërpunuar është 75 dollar, i cili i sjell rrjedhën shtesë të parave në buxhet qeverisë saudite  duke ia vazhduar edhe kohën për zbatimin e reformave të gjithanshme ekonomike. Vështirë është të thuhet se gjer kur do të zgjat kjo. Zvogëlimi i prodhimtarisë së naftës nga OPEC-u, marrëveshja ruso-saudite për zvogëlimin e prodhimtarisë së naftës, zvogëlimi i rezervave të naftës amerikane  kanë sjell në rritjen e çmimit të naftës, përkundër rritjes së prodhimtarisë së naftës amerikane nga rëra vajore.

Çmimi aktual i naftës prej 75 dollari për barel po lehtëson problemet direkte financiare saudite, por qeveria saudite është e vetëdijshme se çmimi do të zvogëlohet me rritjen e prodhimtarisë amerikane, prandaj duhet të veprojnë urgjent që të shfrytëzojnë aktualisht rritjen e çmimit të naftës. Në rast se në treg paraqiten sasitë e shtuara të naftës nga rëra vajore është e sigurtë se do të pasoj ulja e çmimit të naftës që do të jetë një goditje e re për buxhetin e Arabisë Saudite, prandaj nuk është çudi që Mbretëria saudite po përpiqet që të sigurojë të ardhura të dukshme jashtë naftës. Suksesi i caktuar në atë fushë është arritur, ashtu që të ardhurat jashtë naftës në buxhet gjatë vitit 2017 përbënte 37% të ardhurave të përgjithshme për dallim nga 8% në vitin 2012, që është një rritje prej 20%. Megjithatë, për shkak të rënies së çmimit të naftës të ardhurat buxhetore janë zvogëluar për 45%.

Janë tri mënyra që Arabia Saudite duhet të zgjedh problemin e deficitit të buxhetit: shfrytëzimi i rezervave, rekuizimi i pronës së biznesmenëve më të pasur saudit dhe investimet e jashtme. Deficiti i pritur në vitin 2017 është 7% t GDP-së, gjersa rezervat devizore mbretërore në shkurt arrinin 487 miliard dollar që është një zvogëlim për 5% në raport me  periudhën e vitit të kaluar.

Në rast se kjo tendencë vazhdon gjatë 10 viteve të ardhshme, rezervat shtetërore saudite dukshëm do të zvogëlohen, e në rast se zvogëlohen akoma të ardhurat nga nafta, do të rritet edhe më tej deficiti shtetëror. Prandaj nuk është çudi që Arabia Saudite  vendosi për investime të huaja nga partnerët e jashtëm.

Edhe pse rejtingu A1 e cila Arabisë Saudite ia ka dhënë agjencioni Moody, ia jep një besim investitorëve të huaj, lufta në Jemen dhe gara me Iranin, ndikimi i të cilit në rajon është gjithnjë e më shumë evident, investitorët i bëjnë të kujdesshëm. Nuk ka dyshim se çdo konflikt i ri në Lindjen e Afërt, sikur konfliktit eventual në mes Iranit dhe Izraelit, kërcënon se Arabia Saudite të jetë e pakëndshme për investitorët të huaj dhe Arabisë Saudite do të jetë shumë e vështirë të tërheq kapitalin e huaj në rrethana të tilla. Krejt kjo çka është thënë, nuk do të thotë se Arabia Saudite gjendet para kolapsit ekonomik.

Por, Arabia Saudite duhet në afatin të shkurtër relativ të bëjë reforma rrënjësore, gjersa njëkohësisht po përballet me kërcënime në aspektin e sigurisë. Mbretëria duhet të veprojë shumë shpejtë, pasi që çdo krizë e brendshme do të pamundësojë qeverinë që të përballet në mënyrë efikase me kërcënimet nga jashtë. Dhe nuk është vështirë të besohet në thashethemet se gjatë javës së kaluar në oborrin mbretëror është përpjekur grusht shteti.



Burimi : SAFF