“Zot shtëpie në shtëpi të huaja”- Myftiu i Shqipërisë për Erdogan

Publikuar në Prill 27, 2018, 1:18 a.m.

Në emisionin “Java” në RTSH kreu i Komunitetit Musliman shqiptar, Skënder Bruçaj, iu përgjigj me kujdes në lidhje me shmangien e tij nga protokolli gjatë një veprimtarie të Presidentit të Turqisë, Erdogan në vizitën e këtij të fundit në Tiranë.

Bruçaj theksoi marrëdhëniet miqësore si dhe mbështetjen e Turqisë ndaj komunitetit mysliman shqiptar, por duke iu referuar rastit konkret tha se është tradita shqiptare që mikun e vendos gjithmonë në krye të vendit, por kur ky, pavarësisht respektit, kërkon të jetë edhe zot shtëpie atëhere kjo bëhet e papranueshme. Pavaresisht se nuk përmendi emra, u duk qartë se referimi ishte për Presidentin e Turqisë.

Bruçaj tha mbremë se krerët e komunitetit Musliman në Shqipëri nuk caktohen nga shteti, por zgjidhen sipas rregullave të vetë Komunitetit. Bruçaj shpreh mbështetjen në emër të komunitetit mysliman shqiptar për rakomandimin pozitiv nga Komisioni Europian.