Madani, qyteti bullgar i Hafizëve të Kur'anit

Publikuar në Prill 27, 2018, 1:14 a.m.

Përfaqësuesi i Bullgarisë në Garat Ndërkombëtare të Kur'anit të Iranit tha se ka një qytet në Bullgari ku memorizimi apo mësimim përmendësh i  Kur'anit është popullor.

Muhammed Mustafa Haxhi, i cili konkuron në kategorinë e memorizimit të të gjithë Kur'anit, tha se ata që dëshirojnë të mësojnë Kur'anin përmendësh le të shkojnë në Madan, në Provincën Smoljan në jug të Bullgarisë. .

Duke folur për Agjencinë e Lajmeve IQNA, Muhammed Haxhi tha se ai vetë e ka mësue Kur’anin përmendësh në këtë qytet.

Mund të ketë qendra mësimore të Kur'anit në vende të tjera, por ata që duan të bëjnë përparim të mirë në këtë fushë, shkojnë në Madan, shtoi ai.

Ai tha se ai arriti për të mësuar përmendësh tërë Kur'anin për 2 vjet, por ka disa që mund ta mësojnë brendi  një viti.

I pyetur rreth ngjarjes Kur'anore të Iranit, ai lavdëroi nivelin e lartë të Garave Kur’anore.

28-vjeçari gjithashtu tha se është hera e parë që ai merr pjesë në një Garë Kur’anore në Iran.

Diku tjetër, ai theksoi efektet e mësimit të Kur'anit, duke thënë se njohja me Librin e Shenjtë ndihmon në zbatimin e mësimeve të Kur'anit dhe të jetuarit e një jete Kur'anore.

Garat e  35-ta  Ndërkombëtare të Kur'anit filluan zyrtarisht me një ceremoni të enjten.

Garat kanë pesë seksione, duke përfshirë ato për burra, nxënës të shkollave dhe studentë të seminareve.

Pothuajse 370 të ftuar të huaj, përfshirë pretendentët, ekspertët e Kur'anit dhe anëtarët e paneleve, nga 84 vende kanë ardhur në Iran për ngjarjen Kur’anore.



Burimi : IQNA