Çka po e nxit rivalitetin saudito-iraniane?

Publikuar në Prill 26, 2018, 1:47 a.m.

Gazeta amerikane The New York Times ka publikuar shkrimin e Madawie al Rasheed e cila thotë se zyrtarët saudit, posaçërisht trashëgimtari i fuqishëm i fronit saudit Muhamed bin Selman, shpesh flasin se gjenden para kërcënimit frikësues të Iranit. Megjithatë, e vërteta është se përkundër të gjitha tregimeve të tilla, politika e jashtme e Arabisë Saudite krijohet para gjithash, nga politika e brendshme e këtij shteti. Muhamed bin Selmani e di që prezenca e armikut të fuqishëm është çelës për fuqinë e tij personale.

Thekson se marrëdhëniet në mes Arabisë Saudite dhe Iranit kanë osciluar në mes indiferencës, armiqësisë, afrimit dhe tensionimit  gjatë dekadave të kaluara. Bin Selmani po bëhet i vendosur që të intensifikojë rivalitetin me Iranin, dhe vazhdon të shpreh shqetësimin e tij për shkak të ekspansionit iranian dhe ndikimit të tij në botën arabe dhe më gjerë, shtoi al Rasheed. Ajo thotë se bin Selmani po shfrytëzon rivalitetin me  Teheranin që të tërheq kujdesin nga krizat dhe komplikimet  në shtetin e vet dhe se e njëjta gjë vlen edhe për Iranin.

Pas revolucionit iranian në vitin 1979, ky shtet ka filluar të eksportoj brendin e vet të islamit revolucionar. Irani u bë republikë islame, për shkak të të cilit islamistët sunit u bënë edhe më të vendosur që të vendosin versionin e vet të shtetit islam. Arabia Saudite ka eksportuar lëvizjen vehabite gjatë gjithë Afrikës, Azisë, bile edhe në Evropë, me të cilin kanë garuar me Iranin për përvetësimin e myslimanëve.

Dijetarët fetar saudit kanë forcuar retorikën e tyre antishiite, pas së cilës iranianët u përgjigjën me zvogëlimin e dimensionit shiit dhe lidhen në theksimin në ndjenjat panislamike, antimperialiste dhe antiperëndimore për të përvetësuar myslimanët gjatë gjithë botës. Më tutje shtoi se tani situata është ndryshe. Bin Selmani po përpiqet që të mbaj Iranin të izoluar për të larguar vëmendjen nga sfidat e brendshme në Arabi. Ai po konsolidon qeverisjen e tij dhe po përqendron fuqinë në duart e veta që në mënyrë të pavarur të sjell vendimet kryesore politike. Me këtë do të margjinalizojë rolin e shumë princave ambicioz.

Autorja e shkrimit shtoi se Bin Selmani ka arrestuar një numër të anëtarëve të familjes mbretërore në nëntor nën theksin e luftës kundër terrorizmit për shkak të frikës nga pasojat e mundshme të veprimeve të tij. Al Rasheed ka treguar në disa sfida të brendshme në Arabinë Saudite dhe shteteve të Gjirit, të cilat pasqyrohen në ankesat politike, pabarazinë dhe papunësinë në mesin e rinisë. Bin Selmani po fokusohet në retorikën anti iraniane dhe premtimet se do të zvogëlojë ndikimin e tij në Bahrejn, Jemen, Liban, Siri, Irak, në të cilën dëshiron të krijojë situatën e ngjashme me luftën, me të cilat do të hesht mosmarrëveshjet e brendshme.

Poashtu Bin Selmani po ekzagjeron kërcënimin nga Irani dhe paraqet veten si shpëtimtar i Arabisë Saudite dhe rajonin e gjer arab nga ambiciet iraniane, me të cilin dëshirohet të ringjallet nacionalizmi pers dhe të zgjerohet doktrina shiite. Arabia Saudite po përpiqet të dobësojë ekonominë iraniane nën presionin e sanksioneve dhe nuk po lejon kurrfarë përpjekjet  të bashkëpunimit ekonomik rajonal.

“Vizioni 2030”, përjashton çfarëdo roli të Iranit, cek autorja e shkrimit dhe thekson se Arabia Saudite dhe Irani gjatë Luftës së ftohtë kanë punuar së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër Bashkimit Sovjetik. Shtoi se Arabia Saudite prej asaj kohe po përpiqet të përforcojë kapacitetet e veta ushtarake dhe të paraqet veten si të vetmen fuqi rajonale lokale, e cila është e gatshme të zbatojë politikën dhe strategjinë të favorshme për interesat amerikane. Ankthi më i madh i Arabisë Saudite është frika se SHBA-të do të e braktisin në favor të partnerit të ri rajonal.

Më tutje shton se Bin Selmani e ka përforcuar retorikën e vet anti iraniane dhe demonizimin e atij shteti gjatë vizitave të shpeshta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E ka akuzuar Irani për zgjerimin e radikalizmit në Arabinë Saudite, terrorizmin global dhe paraqitjen e grupit të ISIS-it. E ka transferuar përgjegjësinë mbi Iranin për formimin e milicive të dhunshme sektare të cilët terrorizojnë popullatën sunite në Irak dhe Siri, duke e përshkruar liderin suprem iranian, ajatollah Ali Hameneinin sikur Hitlerin e ri.

Arabia Saudite për shkak të arsyeve të saja në skenën e saj të brendshme, po përpiqet të zvogëlojë mundësin për reintegrimin e Iranit në bashkësinë globale dhe konsideron se konflikti në mes dy shteteve të zgjidhet vetën atëherë kur shqetësimi i brendshëm të qetësohet ose të zhduket.

“Ndoshta do të paraqitet ndonjë botë e re me ç’rast Mbretëria saudite do të ndihej e sigurt në planin e saj të brendshëm dhe do të lëvizi drejt qeverisë reprezentative e cila do të zgjidhte problemet e brendshme me konsensus, e jo me zhvendosjen e fajit në armiqtë e jashtëm për shkak të mangësive të saja”, ka përfunduar autorja e shkrimit Al Rasheed të publikuar në New York Times.



Burimi : Al Jazeera