Nasrallah: Hizbullahu është duke mbrojtur Libanin Jugor nga agresioni izraelit

Publikuar në Prill 26, 2018, 1:44 a.m.

Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut është shprehur se luftëtarët e lëvizjes libaneze të rezistencës kanë luftuar për të mbrojtur rajonin jugor të Libanit kundër akteve të agresionit të ndërmarra nga Izraeli.

Ndërsa hapte një cermoni në lidhje me fushatën për zgjedhje nëpërmjet një fjalimi në lidhje të drejtpërdrejtë televizive nga qyteti jugor i Libanit, Tyre gjatë ditës së shtunë, Sejjid Hasan Nasrallahu ka përshkruar këtë qytet që gjendet rreth 80 kilomentra larg kryeqytetit Beirut si një ndër vendet më të rëndësishme dhe të qëndrueshme për frontin e rezistencës undër Izraelit.

Ai ka vazhduar duke shtuar se ushtria izraelite e ka filluar agresionin e vitit 1996 kundër Libanit duke organizuar një sulm kundër komandantit ushtarak të asaj kohe të Hizbullahut.

Nasrallah ka theksuar se “Sulmi ajror zionist i asaj kohe dështoi në objektivin e tij për të goditur komandantin ushtarak të Hizbullahut, Mustafa Badredinin.”

Shefi i Hizbulahut ka vazhduar dukevënë në dukje faktin se politikat agresive të Izraelit ndaj Libanit kanë filluar vetëm një vit pas krijimit të këtij entiteti në territoret palestineze të pushtuara në vitin 1948, duke hedhur poshtë akuzat se marrdhënia konfliktuale me Tel Avivinka filluar vetëm pas formimit të lëvizjeve të rezistencës palestineze.

Nasrallahu ka theksuar se“Në vitet 1960, [kleriku i shquar Shia] Imam Musa el-Sadr i kërkonte në mënyrë të vazhdueshme qeverisë libaneze që të mbronte qytetet dhe vendbanimet jugore kundër agresioneve izraelite. Megjithatë, këto kërkesa të tij kishin mbetur gjithnjë pa një përgjigje duke qënë se autoritetet libaneze nuk ndërmorën asnjë veprim në këtë kontekst.”

Ai më pas ka shtuar se: “Për shkak të apatisë së qeverisë, Imam Musa el-Sadr krijoi një lëvizje popullore të rezistencës në Libanin jugor në mënyrë që të mund të përplasej me armikun sionist.”

Nasrallahu ka vazhduar fjalimin e tij duke thënë se qeveria e Bejrut dështoi të mbështeste qytetet jugore libaneze pas tërheqjes së forcave ushtarake izraelite në vitin 2000, duke përshëndetur aftësitë e Hizbullahut në këtë pikë për mbroojtjen që i ka bërë Libanit Jugor kundër barbarizmit të Izraelit.

Gjithashtu,ai u bëri thirrje mbështetësve të tij që të shkojnë të votojnë për kandidatët e Hizbullahut dhe dhe kandidatët e Lëvizjes Amal në zgjedhjet parlamentare të Libanit, të cilat janë planifikuar të mbahenmë 6 maj të këtij viti.

Më pas, ai i ka bërë thirrje partisë së Lëvizjes së Ardhmërisë, të udhëhequr nga Kryeministri i vendit Saad Hariri që të paraqesë të renditura arritjet e saj në aspektin ekonomik të Libanit.

Kreu i Hizbullahut ka theksuar se intitucionet publike libaneze janë të tejmbushura me korrupsion duke bërë thirrje për një fushatë të fuqishme në mënyrë që të mund të përballen me një kërcënim të këtillë.

Nasrallahe ka përfunduar fjalimin e tij duke u shprehur se “Të gjithë sektorët kombëtarë në Liban vuajnë nga sektarianizmi. Disa udhëheqës libanezë u janë drejtuar sektarëve, si një mënyrë për të arritur qëllimet e tyre politike pavarësisht nga interesat kombëtare të vendit.”



Burimi : Press TV