ISIS-i preu kokat e tre vëllezërve në Afganistan

Publikuar në Prill 26, 2018, 1:41 a.m.

Militantët nga grupi terrorist ISIS i kanë prerë kokat  e tre vëllezërve, të gjithë punonjës shëndetësor-mjekësor, në provincën lindore të Nangarhar në Afganistan, tha një zyrtar të hënën.

Attaullah Khogyani, zëdhënësi i guvernatorit të Nangarhar, bastion kryesor i ISIS-it në Afganistan, tha se vëllezërit u vranë në rrethin Chaparhar të shtunën në mbrëmje.

Vëllai i madh, Nisar Tareliwal, 27 vjeç, ishte mjek në një klinikë private, vëllai i mesëm Najimm, 24 vjeç, punonte si një vaksinues dhe i riu Abdul Veahab, 19 vjeç, ishte një student i mjekësisë.

Attaullah Khogyani tha se babai i viktimave, mjek, ISIS-i i preu kokën vitin e  kaluar , i cili ka fituar një reputacion për brutalitetin në provincë, duke prerë kokat të burgosërve në një numër rastesh.

Në një incident të veçantë ISIS-i rrëmbeu 11-të fermerë në rrethin e Rodat të provincës Nangarhar, edhe pse ata më vonë i liruan  dy prej tyre.

Nuk ka asnjë pretendim nga grupi terrorist i ISIS për dy incidentet.

Nangarhar, në kufirin  me Pakistanin, është bërë një fortesë për ISIS-in, i cila është rritur për t'u bërë një nga grupet më të rrezikshëm militante të vendit që kur u shfaq rreth fillimit të vitit 2015.



Burimi : Reuters