Irani dënon sulmin e Arabisë Saudite ndaj Hajjahut

Publikuar në Prill 26, 2018, 1:40 a.m.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Iraniane dënoi  sulmin ajror të Arabisë Saudite në Hajjah, Jemen, që rezultoi në vrasjen dhe plagosjen e shumë njerëzve të pafajshëm.

Bahram Kasemi ngushllon familjet e viktimave të sulmit vdekjeprurës.

Shkallëzimi i bombardimeve në zonat e banuara tregon dëshpërimin dhe dështimin e agresorëve, tha ai.

Ai e përshkroi mbështetjen ushtaraka të disa vendeve perëndimore për Arabinë Saudite si të papërgjegjshëm, duke thënë se sulmet ndaj shtëpive dhe objektivat jo ushtarake dhe gjithashtu duke parandaluar që trupat ndërkombëtare të kenë qasje në operacionet e shpëtimit është shkelje e rregullave dhe parimeve humanitare.

Bahram Kasemi u kërkoi gjithashtu Kombeve të Bashkuara dhe vendeve me influencë të rritin përpjekjet e tyre për të ndaluar urgjentisht sulmet dhe për të miratuar vendimet e nevojshme për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e civilëve.

Arabia Saudite dhe aleatët e saj rajonalë sulmuan Jemenin në mars të vitit 2015 për të sjellë përsëri në pushtet presidentin e rrëzuar të Jemenit Abdrabbuh Mansour Hadi.

Mijëra jemenas janë vrarë në sulmet nga koalicioni i Arabisë Saudite-SHBA dhe më shumë se 2,000 kanë vdekur për shkak të epidemisë së kolerës.



Burimi : IRNA