Irani: Do t'i përgjigjemi veprimeve të Izraelit

Publikuar në Prill 26, 2018, 1:37 a.m.

Një zyrtar i lartë iranian tha se do të hakmerren për këshilltarët ushtarakë iranian të vrarë si pasojë e sulmit izraelit ndaj bazës ajrore T4 të Sirisë, me 8 prill.

Irani njoftoi se do të dënonte Izraelin, i cili vrau këshilltarët ushtarakë iranianë përmes një sulm ajror ndaj Sirisë.

Sekretari i Lartë i Këshillit të Sigurimit Kombëtar të Iranit, Ali Shamhani tha se republika islamike do të vendosë për kohën, vendin dhe mënyrën e reagimit ndaj këtij veprimi të Izraelit.

Shamhani, i cili foli kur u largua nga Teherani për të marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare në Soçi të Rusisë u shpreh se:  “Izraeli ka cenuar hapësirën ajrore të Sirisë dhe ka marrë në shënjestër trupat që luftojnë terrorizmin”,  duke shtuar se Izraeli duhet të pres pasojat dhe reagimet ndaj këtij veprimi.

Më 8 prill, Izraeli nisi një sulm mbi bazën ajrore T4 të Sirisë dhe kishin humbur jetën 14 persona, duke përfshirë këshilltarët ushtarak iranian.



Burimi : Welayet News