Gazetari saudit e përgëzon Izraelin sionist

Publikuar në Prill 26, 2018, 1:35 a.m.

Hulumtuesi dhe gazetari Abdulhamid el Hekim, i njohur për lidhjet e tij të ngushta me Divanin Mbretëror të Arabisë Saudite, e përgëzoi Izraelin , me rastin e 70 vjetorit të pushtimit të tokave palestineze nga Izraeli sionist.

Në postimin e bërë në llogarinë e tij në Twitter, gazetari i Arabisë Saudite deklaroi kështu: “Uroj ditën e pavarësisë së popullit të Izraelit. Në këtë drejtim, i bëjë thirrje popullit arab; Shteti i Izraelit është një e drejtë historike për hebrenjtë. Këtë e konfirmojnë librat e shenjtë dhe historia e rajonit.”

Në një tjetër postim në Twitter, gazetari saudit, Abdulhamid el Hekim theksoi se Izraeli ishte bërë një nga shtetet botërore në 70 vjet dhe duhet t'i drejtohet armikut të vërtetë, Iranit.

Postimet e El Hekim, i cili njihet për afërsinë e tij me dinastinë saudite, patën reagime tëshumta. Shumë përdorues të rrjeteve sociale i’u përgjigjen me deklarata të furishme postimeve të El Hekim dhe thanë se ishin kundër normalizimit me Izraelin.

Abdulhamid El Hekim vitin e kaluar, lidhur me Krizën e Katarit, qe lidhur me Skype me televizionin izraelit Kanal 2, dhe kështu u bë sauditi i parë i cili u paraqitën në kanalin izraelit.

Në një intervistë të dhënë gjatë vizitës së tij në Amerikë, trashëgimtari i fronit të Arabisë Saudite, Muhamed bin Selman pati thënë se Arabia Saudite ka shumë interesa të përbashkëta me Izraelin.



Burimi : Tasnim News Agency