Donald Trumpi kërcënon Iranin

Publikuar në Prill 24, 2018, 9:53 p.m.

Presidenti amerikan Donald Trumpi ka deklaruar sot se Irani do të përballet “me asi probleme si asnjëherë më parë” në rast se Teherani do të rinis programin e tij nuklear dhe e ka quajtur”të çmendur” marrëveshjen nukleare me Republikën Islame të Iranit.

“Irani do të ketë më shumë probleme si kurrë më parë” ka porositur Trumpi gjatë paraqitjes së tij para medieve në fillim të vizitës së presidentit francez Emanuel Macronit Shtëpisë së Bardhë”,  ndërsa Macroni ka thënë se dëshiron të ”parandalojë Iranin në rajon”.

Presidenti i Iranit Hasan Ruhani ka paralajmëruar kohë më parë presidentin amerikan  Donald Trumpi që të përmbahet marrëveshjes nukleare me Teheranin.        ”Flas atyre në Shtëpinë e Bardhë se qeveria iraniane do të reagojë fuqishëm në rast se nuk i përmbahet obligimeve të veta”, ka thënë Ruhani në fjalimin të cilën e ka përcjell televizioni shtetëror.” Në rast se kush do qoftë e tradhton marrëveshjen, duhet të dijë se do të përballet me pasoja të vështira”, ka shtuar Ruhani.

Me marrëveshjen e nënshkruar në mes Iranit dhe 6 fuqive kryesore botërore (Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Rusia, Gjermania, Kina dhe Franca) është dakorduar që Republika Islame e Iranit të ndal programin e tij nuklear në këmbim të shfuqizimit të sanksioneve ekonomike.

Donald Trumpi në ndërkohë këtë marrëveshje e ka karakterizuar si njërin nga marrëveshjet më të këqija të arritur më parë. Ai në janar të këtij viti i ka dhënë ultimatum Britanisë së madhe, Francës dhe Gjermanisë, duke cekur se duhet të harmonizojnë  në përmirësimin e atyre që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e shohin si”mangësi” të marrëveshjes, në të kundërtën do të refuzojnë të vazhdojnë zvogëlimin e sanksioneve të shtetit të tyre.

Afati i fundit është 12 maji, kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës përsëri në tërësi do të vendosin sanksionet Iranit, me përjashtim që Trumpi eventualisht të mund të urdhërojë ndonjë urdhër tjetër ekzekutiv.



Burimi : Al Jazeera