Zhvillimet e Ballkanit në Bukuresht

Publikuar në Prill 24, 2018, 9:51 p.m.

Sot pasdite më 24 Prill 2018 në Bukuresht pritet që të takohen krerët e shteteve të Rumanisë, Bullgarisë, Serbisë dhe dhe Greqisë

Në takimin e sotëm ku nikoqir është Dancila, pjesë do të marrin edhe kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, ai i Bullgarisë,  Boyko Borissov si dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Këta liderë në Bukuresht, do të kenë mundësi që të informohen dhe të shkëmbejnë pikëpamjet për zhvillimet në Ballkan. 

Aty pritet që të flitet edhe për Kosovën dhe bisedimet e saj me Serbinë. Më tej do të flitet për negociatat Greqi-Maqedoni për çështjen e emrit, raportet Evropë – Turqi si dhe çështja e Qipros dhe ajo e migrimit.