Gjenerali Selami i drejtohet regjimit sionist: Mos i besoni SHBA-së dhe të tjerëve

Publikuar në Prill 24, 2018, 9:48 p.m.

Zëvendëskomandanti i Gardës Revolucionare të Republikës Islamike të Iranit i drejtohet regjimit sionist: Mos i besoni SHBA-së, Anglisë dhe Francës, kur të vijnë ata ju nuk do të ekzistoni.

Zëvendëskomandanti i Gardës Revolucionare të Republikës Islamike të Iranit, gjeneral Hysein Selami deklaroi se Imam Huseini i cili është burimi i të gjitha virtyteve dhe bukurive sot, është thelbi i së vërtetës, drejtësisë, lirisë, dëshmisë dhe sakrificës, dhe se revolucioni i Imam Huseinit ka dhënë mësime të mëdha për njerëzimin dhe vazhdoi kështu:  ‘Imam Huseini na ka mësuar se rruga e vetme e shpëtimit për muslimanët është përmes xhihadit. Imam Huseini ka mësuar nga babai i tij, Emir’ül Mü’mini, se nëse një popull largohet nga fusha xhihadit, ai popull do të jetë i poshtëruar dhe ai na ka mësuar që të qëndrojmë përballë shtypjes dhe të jetojmë me lavdi’.

Armiqtë tanë donin të parandalonin ndikimin tonë në rajonet që ata synonin, por ne arritëm të shpëtojmë  shumë rajone nga armiqtë. Sot, bota islame është një fushë beteje për ta, por armiqtë nuk mund të bëjnë asgjë. Unë kam disa këshilla për ta, para së gjithash, po i them Amerikës, Anglisë dhe regjimit sionist se populli iranian nuk ka ndryshuar në asnjë mënyrë dhe se ata i mbrojnë revolucionet e tyre.

Mos mendoni se sistemi ynë është dobësuar. Ne sot, ne jemi më të fortë se kurrë në fushën e mbrojtjes dhe ekonomisë, shoqërisht dhe politikisht, dhe në të njëjtën kohë, të dominuar nga influenca rajonale dhe politikat tuaja. Mos mendoni se problemet ekonomike do t'a bëjnë popullin të shkëputet nga regjimi. Ne kemi probleme në disa fusha, por ne jemi më të mëdhenjë se problemet tona dhe ne do t'i zgjidhim këto probleme.

Ju amerikanë, çfarë po bëni me 40 milion nën kufirin e varfërisë? A e dini se të gjithë këta persona kanë karta kombëtare të ushqyerjes dhe se natën ata flejnë në rrugë, kujdesuni për ta. Po i them Anglisë dhe Francës se duhet të kujdesen për problemet ekonomike të popullit të tyre. Po ju them që të kujdesen për problemet e veta edhe sauditëve, 35 për qind e popullit të të cilëve jetojnë nën kufirin e varfërisë. Populli ynë jeton më mirë se populli i juaj, vishet më mirë, hanë e pinë më mirë dhe udhëton më mirë dhe populli ynë është më i durueshëm, më fisnik, më i drejtë dhe më i respektueshëm.

Nëse nuk i përmbushni premtimet që keni bërë dhe nëse mendoni se Irani do të qëndrojë në fjalë në çdo rast, mos harroni se ky është një keqkuptim. Ne as nuk do të heqim dorë nga mbrojtja e të shtypurve dhe as nuk do t’i zvogëlojmë forcat tona mbrojtëse. A ka kuptim që ne të çarmatosemi ndërsa ju na kërcënoni, jo! Kjo nuk është e mundur. Këtë dëshirë tuajën ju do t’a dërgoni në varr.

Duke i’u drejtuar regjimit sionist, Hysein Selami u shpreh kështu: "Ne ju njohim shumë mirë, ju jeni shumë të prekshëm, nuk keni asnjë thellësi. Ju jeni aq sa operacioni ynë Beyt’ül Mukaddes. Të gjitha pikat e territoreve që keni pushtuar janë nën zjarrë nga veriu dhe perëndimi. Nuk keni nga të ikni dhe po jetoni në gojën e dragoit.

Fronti i Rezistencës është më i fortë se më parë. Mos mendoni se luftërat e reja do të jenë si lufta e vitit 2008 apo luftërat 33 apo 51 ditore, ky është një mendim i rremë. Kur ka luftuar fronti i rezistencës me tekfirët ju e keni parë se si i kanë zhdukur ata. Ju nuk jeni kurrë më të fortë se ata.”

Duke i’u drejtuar përsëri regjimit sionist, zëvendëskomandanti i Gardës Revolucionare u shpreh kështu: “Dëgjoni, çdo luftë që do të bëhet, do të jetë shkak për shkatërrimin tuaj, qëllimi më i vogël është ekzistenca juaj. Nuk ka qëllim më të vogël se kjo. Nuk keni ndonjë rrugë tjetër shpëtimi përveq derdhjes në det. Mos i’u besoni bazave tuaja ajrore, nuk do të mund t’i merrni ato sepse tashmë do të jenë të zhdukura.

Mos i besoni as Amerikës, Anglisë apo Francës, kur të vijnë ata ju nuk do të ekzistoni. Pra kujdesuni për lëvizjet tuaja. Mos bëni llogaritje të rrezikshme.”



Burimi : Tasnim News Agency