Bëhuni gati për ‘përmbytjen njerëzore’

Publikuar në Prill 24, 2018, 9:46 p.m.

Udhëheqësi i Hamasit, Ismail Hanije bëri thirrje që të bëhen përgatitje për pjesëmarrje në ‘Marshin e Madh të Kthimit’ që do të bëhet në kufirin e Gazes me Izraelin në 70 vjetorin e Nekbe(Fatkeqësia e Madhe), me 15 maj.

Kryetari i Byrosë Politike të Hamasit, Hanije u shpreh: “Përgatituni për ‘përmbytjen njerëzore’ që do të ndodhë në përvjetorin e Nekbes, brenda dhe jashtë tokave të pushtuara në të gjitha kufijtë e Palestinës.”

Duke folur gjatë Marshit të Madh të Kthimit të zhvilluar në kufirin lindor të Gazës, Hanije tha: “Përgatituni për ‘përmbytjen njerëzore’ që do të ndodhë në përvjetorin e Nekbes, brenda dhe jashtë tokave të pushtuara në të gjitha kufijtë e Palestinës.”

Hanije i cili deklaroi se Marshi i Madh i Kthimit do t’i heq barrierat dhe kufijtë për t’u kthyer në tokat e pushtuara plaqestineze, tha se kërcenimet e Izraelit në vend që t’a frikësojnë popullin palestinezë, ato do t’a forcojnë atë dhe do të mbledhin edhe më shumë njerëz në kufi.

Hanije vazhdoi kështu: “Duke tejkaluar kohën dhe hapësirën, Marshi i Kthimit ka kaluar në horizontin e krenarisë dhe nderit, dhe ka kaluar faza e zhbindjes. Askush nuk mund të i’a ndërroj mendjen fëmijëve tanë.”

Numri i palestinezëve të vrarë nga ushtarët izraelitë në Rripin e Gazës që prej 30 marsit është rritur në 39. Nërsa, më shumë se 3,500 palestinezë u plagosën në protestat e deritanishme.



Burimi : Rast Haber