Kosova do të jetë kryesuese e radhës e SEECP

Publikuar në Prill 24, 2018, 9:32 p.m.

Që nga viti 2014 Kosova bënë pjesë në Samitin e Vendeve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropes Juglindore. Këto ditë në Bërdo të Sllovenisë filluan këto punime me vlerë në Samitin e lartëcekur.

"I paraprirë nga takimi i drejtorëve rajonal dhe politik të 13 vendeve të Procesit (ku bëjnë pjesë veç 6 shteteve të rajonit edhe 7 vende të tjera, anëtarë të BE-së dhe të tjerë, fqinjë me rajonin tonë), etapa e dytë, takimi i ministrave të jashtëm, bëri me dije dy lajme të rëndësishme: Bosnjë Hercegovina dhe Kosova do të marrin në periudhën 2018-2020 kryesimin e radhës së Procesit, me të njëjtin status dhe përcaktime shtetërore", bën të ditur një njoftim nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës.

Në këtë takim shumë të rëndësishëm prë të ardhmen e Kosovës, ministri i jashtëm i Kosovës i nderuari Behgjet Pacolli ishte i pari i cili e morri fjalën duke vlerësuar zhvillimet pozitive në rajon.

“Kosova do të jetë kryesuese e radhës e SEECP (Procesi i Bashkëpunimit të Europës Juglindore, në samitin e Brdos, Slloveni. Përgëzime për Majlinda Bregun e Shqipërisë që do drejtojë për 3 vjet, Qendrën e Bashkëpunimit Rajonal. Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për paqen dhe bashkëpunimin. “ Tha ministri Behgjet Pacolli në Facebook- un e tij zyrtarë.