Google shënon përvjetorin e 104 të poetit turk

Publikuar në Prill 24, 2018, 9:26 p.m.

Google të premten shënoi përvjetorin e 104 të një prej poetëve më të shquar të Turqisë në fillim të shekullit të 20-të.

Faqja kryesore e motorrit të kërkimit përmban një animacion të Orhan Veli Kanik duke shikuar Kullën Galata në lagjen Eminonu të Stambollit.

Orhan Veli Kanik ka lindur në Stamboll më 15 prill 1914.

Ai u regjistrua në një program filozofik në Universitetin e Stambollit, por u tërhoq për të punuar si shërbyes civil dhe përkthyes.

Ai përdori pseudonimin Mehmet Ali Sel për të shkruar poezi për gjashtë revista letrare.

Kaniku është një nga themeluesit e një lëvizjeje të quajtur Garip, që do të thotë 'e çuditshme', dhe kishte një ndikim të madh sidomos në vitet 1945-1950 në poezinë turke të Epokës Republikane.

Lëvizja e tij Garip konsiderohet si një moment historik në poezinë turke pasi ai hodhi poshtë poezinë tradicionale në favor të vargjeve më të thjeshta.

Kanik vdiq nga aneurizmi i trurit më 14 nëntor 1950, pasi u rrëzua në një grope në Ankara.



Burimi : World Bulletin