Kritika e Iranit ndaj Turqisë: Disa vende oportuniste të rajonit, ndonjëherë veprojnë në favor të Sirisë, e ndonjëherë në dëm të saj

Publikuar në Prill 23, 2018, 12:46 a.m.

Duke folur në hapjen e konkursit të 35-të ndërkombëtar të Kur'anit, Velajeti tha: “Disa vende oportuniste të rajonit, ndonjëherë veprojnë në favor të Sirisë, e ndonjëherë në dëm të saj, por ata duhet të dinë se këto politika nuk janë të përhershme.''

Duke thënë se armiqtë e Islamit po synojnë të përçajnë vendet e rajonit, Velayeti shtoi se ‘Po të mos të kishte përkrahur Irani Irakun dhe Sirinë, këto vende do të ishin të okupuara’.

Velayeti u shpreh se: “Nëse Arabia nuk del nga Jemeni, Jemeni do të bëhet moçal i Arabisë, ashtu siq ka qenë Vjetnami moçal i Amerikës.”

Lidhur me Planin e Veprimit të Përbashkët Gjithëpërfshirës (KOEP), Velajeti tha: “Ata mendojnë se mund të bëjnë presion ndaj Iranit përmes KOEP-it dhe duan të krijojnë nga KOEP-i një guaskë pa përmbajtje. Ne nuk e pranojmë këtë, nëse ata e dëmtojnë KOEP-in, ne do të hapim zjarrë.”

Velayeti u shpreh se Irani mbështeti integritetin territorial të të gjitha vendeve të rajonit si një simbol i rezistencës dhe shtoi se do të vazhdojë mbështetja për mbrojtjen e forcave të rezistencës dhe integritetit territorial të vendeve.



Burimi : Welayet News