Kryetari Hassan Rouhani uron Ditën Kombëtare të Sirisë

Publikuar në Prill 23, 2018, 12:39 a.m.

Kryetari i Iranit, Hassan Rouhani në një mesazh uroi homologun e tij sirian me rastin e Ditës Kombëtare të Sirisë.

Në mesazhin e tij të së shtunës drejtuar presidentit sirian Bashar al-Assad, Presidenti Hassan Rouhani tha se Irani do të qëndrojë pranë Sirisë në epokën e rindërtimit saktësisht si kur vendi po luftonte terrorizmin.

“ Irani nuk do të kursejë asnjë përpjekje për të nxjerrë në pah komplotet e armiqve dhe për të rivendosur sigurinë dhe stabilitetin në Siri", tha ai.

Presidenti Hassan Rouhani gjithashtu i dëshiroi  shëndet dhe sukses për presidentin sirian dhe dinjitet për popullin e Sirisë.

Dita e Evakuimit,   është Dita Kombëtare e Sirisë për përkujtimin e evakuimit të ushtarit të fundit francez dhe shpalljes së pavarësisë së plotë të Sirisë dhe përfundimit të mandatit francez të Sirisë në prill të vitit 1946.



Burimi : IRNA