Ajetullah Xheuadi Amuli: Ne Kemi Më Shumë Nevojë Se Kurrë Që Të Ndërtojmë Veten / Revolucioni Komentoi Shumë Përcjellje

Publikuar në Prill 20, 2018, 12:20 a.m.

Ajetullah Xheuad Amuli i cili bëri të qartë se në këtë çast ne kemi nevojë më shumë se kurrë që të ndërtojmë veten citoi: “Për të mos u shmangur kurrë nga drejtimi i drejtë mes vetes sonë dhe Allahut ne duhet të marrim vazhdimisht veten tonë në llogari dhe ne duhet ta ruajmë veten tonë ndaj dëshirës së vetes sonë”.

Përfaqësuesi i Rojtarëve të Revolucionit të Udhëheqësit të Revolucionit Islam, i cili vizitoi Qendrën e Diturive të Shpalljeve Ndërkombëtare Isra, Abdullah Haxh Sadiki u takua me Ajetullah Xheuadi Amulin.

Ajetullah Xheuadi Amuli i cili tërhoqi vëmendjen në disa pika të rëndësishme në takim kumtoi: “Ne duhet ta dimë se jemi ballë përballë rreziqeve me shumë se sa të tjerëve, shejtani është një armik i cili vazhdimisht na pret në grackë dhe nuk është i hutuar nga ne qoftë për një çast. Për këtë arsye ne duhet ta dimë se largpamësia nuk do të mund të përfitohet lehtë”.

Ajetullah Xheuadi Amuli pasi shprehu: “Feja na ka thënë se ne duhet të jemi vazhdimisht të përgatitur kundër armikut dhe të jemi në gjendje gadishmërie” shtoi: “Ne kemi një armik të jashtëm dhe një armik të brendshëm, arma e njeriut kundër armikut të jashtëm është “ahen” (hekuri); “...dhe ne zbritëm hekurin në të cilin ka një dënim të dhembshëm dhe një dobi për njerëzit...” (Hadid: 25). Ndërsa kundër armikut të brendshëm ne kemi nevojë për armën “ah” ashtu siç lexojmë në lutjen e Kumejlit: “silahuhu el-bukaa” (arma e të qarit).

Mjeshtri i shkallës së lartë të jurisprudencës së Lumit të Diturisë së Kumit duke kujtuar: “Nëse nuk do të ishte ky “ah”, as ai “ahen” nuk do të hynte në punë për asgjë, për këtë arsye në mungesë të “armës së të qarit” nuk do të mund të përfitohet largpamësia”, nënvizoi: “Ne në këtë çast nevojë më shumë se kurrë për “armën e të qarit” dhe nevojën e ndërtimit të vetes, për të mos u shmangur kurrë nga drejtimi i drejtë mes vetes sonë dhe Allahut ne duhet të marrim vazhdimisht veten tonë në llogari dhe ne duhet të tregohemi të kujdesshëm ndaj dëshirës së vetes sonë”.

Ajetullah Xheuadi Amuli, duke cekur ajetet e Kur’anit citoi: “Allahu i Madhëruar në fund të Sures Bekare ka përmendur këtë çështje të rëndësishme e cila ka të bëjë më largpamësinë; njeriu me anë të punës së mirë e përcakton veten, e rrënjos; njëlloj siç bën një pemë e cila  fikson rrënjën dhe vendin e saj në rast se asaj i hidhet ujë në rrënjën e saj: “...ue tethbiten min enfusihim... / ... dhe për të rrënjosur (besimin) në vetet e tyre”. (Bekare: 265)

“Revolucioni Islam komentoi shumë përcjellje për ne, për shembull si kjo pëcjellje: “Në një luftë një njeri i tha të nderuarit Ali (p.m.t.): “Ah sikur dhe im vëlla të merrte pjesë në këtë front dhe të përfitonte dhe ai nga shpërblimi i xhihadit”. I nderuari Ali (p.m.t.) ia ktheu kështu: “A është yt vëlla në udhën tonë të mendimit dhe përkrahës i yni?” Ai njeri tha: “Po”. Ai shprehu si vijon: “Edhe yt vëlla është i përbashkët në të tëra shpërblimet tona”.

Edhe sot një njeri i cili nuk ka marrë një autoritet dhe një post, nëse i jep mbështetje dhe ndihmë atij njeriu të autorizuar, do të jetë i përbashkët në të tëra shpërblimet e atij të autorizuari.



Burimi : Welayet News