Këmbimi i parë valutor mes Turqisë dhe Iranit

Publikuar në Prill 19, 2018, 1:44 a.m.

Është shkëmbyer për herë të parë njësia monetare e Turqisë me Iranin pa nevojën e një njësie të tretë monetare rezervë si  euro apo dollari amerikan.

U deklarua se këmbimi i parë i parave mes Turqisë dhe Iranit është realizuar dje.

Sipas raportit të BBC, agjencia iraniane e lajmeve, IRNA ka njoftuar se njësitë monetare të të dy vendeve janë shkëmbyer për herë të parë pa nevojën e një njësie të tretë monetare rezervë si  euro apo dollari amerikan.

Në një prononcim për agjencinë e lajmeve, IRNA, zyrtarë të Bankës Qendrore të Iranit për Marrëdhëniet me Publikun kanë theksuar se ky veprim do të lehtësojë tregtinë dhe veprimet bankare mes dy vendeve, si dhe do të zvogëloj rrezikun e kursit të këmbimit valutor.

Përdorimi i njësive monetare kombëtare në tregtinë ndërmjet dy vendeve qe ngritur në rend të ditës edhe gjatë vizitës që Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan pati realizuar tetorin e vitit 2017 në Iran, duke u konkretizuar me në marrëveshje për shkëmbimin e parave.

“Ne vendosëm që të gjallërojmë sektorët tanë të financës nën kryesimin e Bankave Qendrore. Ramë dakord që të jetësojmë procesin e shkëmbimeve tregtare përmes monedhave kombëtare”, ishte shprehur kreu i shtetit turk gjatë një konference të përbashkët shtypi në Teheran me presidentim iranian, Hasan Ruhani.



Burimi : Sputnik News