Nasrallah: Sulmi i Perëndimit ndaj Sirisë dështoi

Publikuar në Prill 16, 2018, 11:52 p.m.

Pas pretendimeve për përdorimin e armë ve kimike nga ushtra siriane në Lindje të Gutas, lideri i Hizbullahut, Hasan Nasrallah e përshkroi sulmin ndaj Sirisë si barbar dhe kriminal. Nasrallahu tha se sulmi ishte i pasuksesshëm.

Duke deklaruar se SHBA-ja e ka kufizuar madhësinë e lëvizjes ushtarake, përndryshe Damasku do të përgjigjej dhe kjo situatë do t’a rriste tensionin në të gjithë rajonin, Nasrallah i akuzoi edhe shtetet e Gjirit për mbështetjen e dhënë ndaj SHBA-së.

Lideri i Hizbullahut u shpreh se sulmi i udhëhequr nga SHBA-ja kishte për qëllim terrorizimin e ushtarëve sirian, duke i dhënë moral rebelëve dhe duke i shërbyer interesave të Izraelit, por ata nuk mundën t’i realizojnë qëllimet e tyre.

Nasrallahu e përshkroi sulmin si barbar dhe kriminal.



Burimi : Sputnik News