Kerameti i Imam Muhamed Xhevadit me Bajazid Bistamiun

Publikuar në Prill 16, 2018, 11:31 p.m.

Ky është zotëriu im Muhamed Xhevadi paqja qoftë mbi të për të cilin tregon Bajazid Bistamiu këtë keramet të tij (mrekullia mbi natyrore).

Kam dalur nga qyteti im Bistami me nijet që t'i bëj zijaret (vizitë) Qabës por jo në kohën e Haxhit por të Umeres. Rrugës kam kaluar për në Siri dhe kam arritur në Damask, para se të arrij në Damask, kam kaluar nga një fshatë në tjetrin. Në njërin fshat ishte një rrugë me plotë pemë e gjelbërim, aty e pash një fëmijë rreth moshës katër vjeçare duke luajtur me dhe (baltë), kam thënë me vete: Ky është vetëm një fëmijë, nëse ia jap selamin ai ndoshta nuk di ende të flas, nuk e njeh çfarë është selami, por nëse e braktis selamin atëherë e kam braktis një vaxhib (vepër obligative) dhe pas kësaj gjendje e pashë të arsyeshme që t'ia jap selamin dhe e përshëndeta me selam. Fëmiju kur e dëgjoi selamin ngriti kokën dhe ka thënë:

“Pasha Atë që e ngriti qiellin dhe e shtriu tokën, sikur mos të kishte urdhëruar Zoti që të mos përgjigjem nuk do të kisha kthyer selamin (përshëndetjen) mbi ty, sepse ti më nënvlerësove për shkak moshës sime të vogël, pra merre përshëndetjen- ve alejkum selam ve rahmetullahi ve berekatehu ve tahijatuhu ve ridvanehu.”

Pastaj Bistamit iu kujtua thënja e të Dërguarit të Allahut: "Kur dikush ju përshëndet me selam, ju kthejani përshëndetjen, selamin edhe më të mirë se të atij, ose kthejani në të njëjtën masë.

Fëmija heshti për një moment dhe unë e kuptova se ai është nga aktabët (njerëzit e përkryer) pastaj i thashë: “O zotëri imi, kërkoj falje tek Zoti dhe pendohem tek Ai.

Pas kësaj fëmija tha : “Ai është Allahu që pranon pendimin e robërve të vet dhe shlyen mëkatet tona dhe e dinë çfarë punojmë.”

* * *

Më pastaj fëmija e pyeti: “O Eba Jezid, mirë se vjen, çfarë të shtyu të marrësh këtë rrugëtim për në Siri nga qyteti yt Bistani?”

Unë i thashë : "O zotëriu im, kam dalur me nijet që të bëj zijaret Shtëpinë e Allahut - Bejtullahun.”.
Fëmija tha: “Cilën shtëpi?
Unë : "Shtëpinë e Zotit, Qaben”
Fëmija tha: “Po ëë, dhe heshti një çast, pastaj e ngriti kokën drejt meje dhe tha: "O eba Jezid, a e njeh pronarin e shtëpisë? “Këtu unë Bejazidi mësova se çfarë kërkonte ai dhe i thashë: “Jo nuk e njoh “.
Fëmija tha: “A ke parë ndonjëherë që të shkon tek një shtëpi e të mos e njohësh pronarin e tij ? “
Unë - “Jo, o zotëriu im, unë tani po kthehem në vendin tim për ta njohur pronarin e kësaj shtëpie, Qabesë.”

Fëmija tha: “Kthehu pra tek vendi yt.”

* * * 

Bejazit tha se kështu edhe kam vepruar, jam kthyer në vendin tim kam punuar e ndenjur në halvet (izolim) deri sa e kam njohur Zotin tim dhe pastaj kam dalur sërish për të marrë rrugë drejtë vizitës së Qabes. Duke kaluar Sirinë, kur kam arritur tek vendi i njëjtë pas një viti, aty kam takuar fëmijën e njëjtë, duke luajtur me dhe sikur herën e parë. E pash dhe i dhashë selamin, e ai më kthej selamin e njëjtë si herën e parë por me një zë edhe më të butë e bukur. Më ndodhi një çudi sepse kur u ula pranë tij më humbën të gjitha fjalët, nga respekti dhe nuri i tij nuk mundja të flisja pos të i përgjigjesha shkurt kur më pyeste.

Pastaj fëmija më tha: "O eba Jezid, a e ke njohur tani pronarin e shtëpisë? 
Unë i thash: "Po o zotëriu im.”
Fëmija tha: "Tani të jap leje që të shkosh tek Shtëpia e Tij,” e unë i thash: - “Jo, o zotëriu im, unë do të kthehem sërish derisa të ma jep lejen pronari i Shtëpisë.
Fëmija tha: "O eba Jezid, çdo kush që e njeh pronarin e shtëpisë ai shkon në shtëpinë e tij edhe pa lejen e tij por varet nga ajo se pronari i shtëpisë a do e pranojë vizitën e tij?
Unë i thash: "Jo, o zotëriu im unë po kthehem prapë në vendin tim.”
Fëmija më tha: “Kthehu pra në vendin tënd në Bistam.”

*  *  * 

E njëjta gjë më ka ndodhur edhe për herë të tretë. Kam dalur sërish në rrugë për në Siri, në të njëjtin vend më del para fëmija i mençur duke luajtur me dhe tek vendi i njëjtë, i kam dhënë selam, më ka kthye selamin e njëjtë në mënyrë edhe më të bukur por çdo herë e më shumë nuri i tij hynte në zemrën time, pastaj për të tretën herë fëmija më pyeti : “O eba Jezid, a e ke njohur tani më pronarin e shtëpisë? 
Unë i thash: "Po"
Fëmija tha: "O njëri i varfër, kur e ke njohur pronarin e shtëpisë, çfarë të duhen muret e shtëpisë, të kërkosh shtëpinë e pronarit apo pronarin e shtëpisë, ti ke arritur deri tek thelbi dhe i ke njohur isharetet (shenjat) e Tij dhe ke heshtur, ti je mysafir i imi sonte dhe ne tani jemi në mes të kohë së drekës dhe ikindis.

Unë i thash: “Po o zotëriu im, “pastaj u ula me të deri sa ka ardhur koha e ikindis. Fëmija shikoi drejt diellit dhe më tha: “Shiko tani jemi në kohën e duhur të namazit të ikindis, a ke abdes?"
I thash : “Jo nuk kam.”

Fëmija më tha: "Më ndiq mua.”
E kam ndjekur fëmijën dhjetë hapa dhe pastaj e pash një lumë më të madh se lumi Eufat dhe aty mori abdes në mënyrën më të bukur pastaj mora edhe unë. Përreth nesh kalonte një karvan dhe e pyeta njërin prej tyre se si quhet ky lum, njëri prej tyre më tha: “ky është lumi Xhejun.

U ngritëm për namaz dhe ai më tha: "Namazi i një imamit është bukuria imamit”dhe kështu u falëm së bashku.

Pas kësaj fëmija më tha: Ngritu dhe unë u ngrita me të dhe ecëm dhjetë hapa të tjerë dhe e pashë një lumë më të madh se Eufrati dhe Xhejni.
Ai më tha: "Uluni në vendin tuaj, unë u ula dhe ai më braktisi. Kalonin njerëzit rreth meje duke më pyetur për vendin në të cilin unë jam ulur e duke më thënë: "Lumi Nil i Egjiptit është në mes teje dhe vendit tënd.” Nuk zgjati shumë pastaj erdhi miku im dhe ne ecëm njëzetë hapa përpara dhe arriti koha e perëndimit të diellit, u ulëm përsëri në një vend dhe ai më tha: “Është koha e namazit, andaj të ngitemi për tu falur". U ngritëm për tu falur, pasi e falëm namazin, u ulëm në të njëjtin vend dhe pastaj erdhi një rob e puthi fëmijën dhe ia dha tre pjata, njërën me elb dhe dy tjerat me hurma dhe pemë si dhe një tenxhere me mjaltë. Afër nesh ishte një burim i ftohtë i ujit dhe miku im fëmijë i vendosi ato përreth burimit, më pastaj e ftoi robin që të ulet dhe të hajë së bashku me neve dhe pasi e përfunduam të ngrënurit, robi u largua nga ne, e unë për veten time kurrë në jetë nuk kisha ngrënë ushqim më të shijshëm se sa kësaj here.

Pas pak u ngritëm në këmbë, unë ecja nga mbrapa na ana e tij e majtë dhe për çudi e pash veten në Qabe. Para nesh doli Imami i namazit të Qabes i cili na priti me shumë respekt dhe pasi ishte koha e namazit ai u rradhit prapa dhe falëm pas tij të gjithë që ishim.

Kur përfunduam namazin të gjithë njerëzit u shpërndanë dhe nuk mbeti asnjëri nga ata. Disa njerëz nga larg i dëgjuam duke brohoritur: "Lebejk Allahmme lebejk, lebejke la sherikelek", kur u afruan afër nesh, ata thanë: “Mirë se vjen o zotëriu ynë i i biri i zotëriut tonë.”

Imami i namazit të Qabes tha: "Hapeni derën e Qabes gjersa zotëria ynë të e vizitoj Qaben dhe t'i bëjë tavaf.”Kujdestari e hapi derën e Qabes, vizitorët veç ishin duke bërë tavafin, pastaj fëmija që e thirnin zotëria ynë, hyri brenda e vizitoi Qaben së bashku me mua, pastaj zotëriu doli me lehtësi nga dera e Qabes pasi e vizitoi atë në brendi.

Fëmijën që tani e njoha si zotria im më tha: "Ulu në vendin tënd deri tek një e treta e natës, dhe unë e di për ty se mbi cilët gurë do të ecësh, pastaj flejë deri në kohën e para fexhrit (agimit) dhe ngritu e merr abdes për të falur namazin e sabahut dhe pastaj shko ku të dëshiron me kudretin (fuqinë) e Zotit.”

Unë i thashë: “Kjo është mrekulli o zotëriu im, dhe ai shkoj, pastaj e pyeta njeriun që e hapi derën e Qabës se kush ishte ky fëmijë? Ai më tha: “Ky është zotëria ynë, Muhammed Xhevadi a. s. (paqja qoftë mbi të) Imami i nëntë nga Familjae Profetit Muhamed s. a. a. Pastaj kam thënë: “Allahu më mirë e dinë tek kush e ka lënë Dërgesën (risalen) e Tij”6: 124.

Veprova ashtu siç më urdhëroi fëmija, të cilin tani më e kuptova se ai ishte Imam nga Ehli Bejti Imam Muhamed Xhevadi a. s. Kur arriti një e treta e natës u ngrita dhe eca mbi gurët e rrugës, jo shumë larg vendit, pastaj e pash një fshatë, më pas u ula aty dhe kisha fjetur deri para kohës së agimit, u ngrita për namazin e sabahut, iu afrova një burimi morra abdes, e fala namazin dhe prita deri sa lindi dielli. Për habi e pash Imamin para lindjes së diellit dhe me kaq përfundoi e gjithë takimi im i mrekullueshëm me të. Kur e drejtova kokën time në drejtim të kibles (Qabes), në një çastë më humbi para syve dhe nuk e pash më atë, Imamin Muhamed Xhevad a. s. por e pashë veten time në qytetin tim Bistanin. Këtë ndodhi nuk e kak ia kam treguar miqve të mi për një kohë shumë të gjatë.

Përktheu nga arabishtja : Labinot Çaushi

Referenca:

Halijetul Eulija - Hafidh Ebu Nuejmi e tregon kete Keramet në një menyrë më të shkurtë.
Rudhatul Xhenat - Këtu tregohet tregimi i plotë.