Irani është i vetmi vend që nuk ka lidhje me Izraelin

Publikuar në Prill 15, 2018, 3:54 p.m.

Përfaqësuesi iranian i Lëvizjes Xhihadiste Islamike të Palestinës, Nasir Ebu Sherif tha se mbrojtja e Mesxhid Aksa dhe Jerusalemit ishte e nevojshme për vazhdimin e unitetit të muslimanëve.

Në një fjalim të bërë në një seminar të quajtur “Profeti i Mëshires”, të mbajtur në qytetin e Bircendit, qendër e provincës Horasani Jugor në lindje të Iranit, Nasir Ebu Sherif u shpreh se është detyrë e Islamit që muslimanët të bashkohen kundër jobesimtarëve, veqanërisht kundër Amerikës dhe Izraelit.

Ebu Sherif i cili deklaroi se sionistët janë armiqtë e parë të muslimanëve, u shpreh se regjimi sionist i Izraelit është simbol i përhapjes së ligësisë në botë.

Në takimet e anëtarëve të Lëvizjes Xhihadiste Islamike me udhëheqësin e Revolucionit Islamik të Iranit, Ebu Sherif u shpreh se mbrojtja e Palestinës konsiderohet si simbol i mbrojtjës së Islamit.

Duke treguar se shumica e regjimeve arabe janë në marrëdhënie të fshehta me regjimin sionist të Izraelit, personaliteti palestinez tha se i vetmi vend i cili nuk ka lidhje me Izraelin është Irani.



Burimi : Welayet News