Erdogani sulmin raketor kundër Sirisë e konsideron të drejtë

Publikuar në Prill 15, 2018, 3:52 p.m.

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar sot në Stamboll se vendi i tij e konsideron të drejtë intervenimin ushtarak të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe dhe Francës në Siri. Erdogani u paraqit para Kongresit të partë së tij, me ç’rast u ndal edhe në operacionin ushtarak të kryer të SHBA-ve dhe aleatëve në Siri.”Operacionin e konsiderojmë të drejtë”, citoi ai.

Presidenti i Turqisë ka dërguar ftesë tërë botës se resurset  e mëdha të mos shfrytëzohen për projektet nukleare dhe konvencionale të armatimit, por të përdoren për të mirën e civilizimit njerëzor.

“Ftoj tërë botën. Ejani të vendosim në tryezë dhe të bisedojmë për ardhmërinë e çdo armatimi, qoftë kimik, konvencional, nuklear. Mos të jetë kriza e fundit në Siri  shkas për resurset e mëdha të përcillen për projektet e reja nukleare dhe konvencionale të armatimit, por të shfrytëzohen për të mirën e njerëzimit”, ka porositur Erdogani. Sipas fjalëve të tij, regjimi i Asadit tani ka kuptuar se presioni dhe sulmet johumane mbi opozitën nuk do të mbesin pa përgjigje.

“Natyrisht, nuk është e mundur të lejohet gjendja në të cilin gjenden fëmijët të goditur nga armët kimike, Ai i cili është përgjegjës, duhet dhënë llogari, Regjimi në këtë mënyrë ka parë se shtypjet dhe sulmet johumane mbi opozitë nuk do të mbesin pa përgjigje”, ka porositur Erdogani, duke folur për intervenimin ushtarak në Siri. Shtoi se për fat të keq në Siri luhet një lojë tërësisht e re.

“Ajo çka punohet në Siri, pikë së pari është heshtja në dhunën e regjimit të atëhershëm, pastaj dhënia e mbështetjes nën duar një organizate terroriste, si dhe realizimi i projektit me organizatë tjetër terroriste. Askush nuk mund të mos përfill, neve gjithmonë kemi folur dhe paralajmëruar. Ne shumë kohë më parë kemi kuptuar për çfarë është fjala. Në rast se udhëhiqet lufta kundër ISIS-it, ne jemi duke zhvilluar. Ne në kuadër të ofensivës Mburoja e Eufratit e kemi neutralizuar 3000 pjesëtarët e ISIS-it”, ka thënë Erdogani.

Erdogani ka thënë se sot do të zhvillojë bisedë me presidentin francez Emanuel Macronin, dhe se sot apo nesër do të zhvillojë bisedë edhe me presidentin rus Vladimir Putini, si dhe me zyrtarët e SHBA-ve. Si përgjigje në sulmin e supozuar me armë kimike në Duma me 7 prill, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Franca sot herët në mëngjes kanë bombarduar disa caqe të regjimit të Asadit në Damask dhe Homs, kryesisht bëhet fjalë përveç tjerash për depot e armëve kimike.



Burimi : Al Jazeera