Hizbullah: Kërcënimet e Trumpit janë kërcënime boshe

Publikuar në Prill 15, 2018, 3:48 p.m.

Duke thënë se këcënimet e Trumpit janë kërcënime boshe, Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut reagoi ndaj sulmit të mundshëm të Amerikës ndaj Sirisë.

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut, Shejh Naim Kasim i cili në një program televiziv në të cilin mori pjesë, reagoi ndaj kërcenimeve të presidentit të SHBA-së, Donald Trump për sulmin ushtarak ndaj Sirisë, duke thënë se: “Kur shqyrtohen aktivitetet e presidentit amerikan, Trump kundër vendeve të ndryshme, këto kërcënime shihen si kërcënime të zbrazëta dhe që çojnë në rezultate më normale dhe kur u rrit tensioni mes Amerikës dhe Koresë së Veriut, pritej një luftë botërore, por të dy vendet shkuan në negociata” - dhe shtoi se: “Institucionet dhe zyrtarët amerikanë u mahnitën nga qëndrimet e fundit të Trump ndaj Sirisë. Në këtë situatë të pasigurtë, ne e shohim një luftë të drejtpërdrejt në mes të Amerikës dhe Rusisë si një mundësi të largët, por sidoqoftë, vetëm Zoti e di se çfarë po mendon presidenti amerikan, Trump.”

 Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut i cili tha se “Hizbullah qëndron qartë me opsione të ndryshme për të treguar se regjimi amerikan dhe sionist nuk janë të prirur për të zhvilluar ndonjë sulm të mundshëm ndaj Sirisë”, vazhdoi kështu: “Hizbullahu me siguri nuk dëshiron të përfshihet në debatet që vazhdojnë në media lidhur me një çështje të mundshme, por regjimi sionist është i vetëdijshëm për reagimin që Hizbullahu do të japë në një luftë të mundshme. Rajoni do të hyjë në një luftë gjithëpërfshirëse atëherë kur Trump dhe Netanjahu ta humbasin mendjen.

Përdorimi i hapësirës ajrore të Libanit nga aeroplanët e luftës së regjimit sionist për të sulmuar Sirinë është një shkelje e qartë e hapësirës ajrore të këtij vendi. Shteti libanez dhe autoritetet relevante duhet të reagojnë ndaj kësaj nisme së Izraelit. "

Shejh Naim Kasim i cili tha se prania e Iranit në Siri është një çështje legjitime e bërë me lejen e qeverisë siriane, shtoi se: “Sulmi i regjimit sionist mbi aeroportin T-4 konsiderohet si një sulm ndaj Sirisë e Iranit dhe kjo do të ketë pasoja të shumta.”

 



Burimi : Welayet News