Burgu i përjetshëm për krerët e puçit ushtarak të vitit 1997

Publikuar në Prill 14, 2018, 4:32 a.m.

Gjykata në Stamboll ka shqiptuar të premten aktgjykimet në procesin e njohur “28 shkurt 1997”, me ç’rast me burg të përjetshëm i ka dënuar 21 persona të akuzuar ndërsa 68 persona janë liruar nga akuza. Prokuroria shtetërore e Turqisë ka kërkuar shqiptimin e dënimeve me burg të përjetshëm për 60 të pandehur nga gjithsejtë 103 të akuzuar.

Fjala është për procesin i cili udhëhiqet lidhur me vendimin e Këshillit për sigurinë kombëtare të Turqisë, i cili më 28 shkurt 1997 ka sjell një varg vendimesh, të cilët shpesh quhen  grushtshtete postmoderne kundër kryeministrit të atëhershëm të Turqisë Nexhmetin Erbakanit dhe ministres së jashtme të atëhershme të diplomacisë turke Tansu Çiller.

Procesi gjyqësor kundër 103 personave të akuzuar ka filluar në shtator të vitit 2013, në mesin e të pandehurve për të cilët prokuroria ka kërkuar burg të përjetshëm ishin edhe ish shefi i shtatmadhorisë të ushtrisë turke, gjenerali i pensionuar Ismail Hakki Karadaj dhe zëvendësi i tij gjenerali Çevik Bir.

Memorandumi i kreut ushtarak  të Turqisë i miratuar me 28 shkurt 1997 ka rezultuar me përfshirjen e ushtrisë mbi ekzekutivin e atëhershëm qeveritar,  cili ka sjell kolapsin e qeverisë të cilin e ka udhëhequr ish kryeministri i atëhershëm legal dhe legjitim i Republikës së Turqisë, Nexhmetin Erbakani.

Ai para dhënies së dorëheqjes ishte i detyruar të nënshkruajë një varg reformash të cilët në mes tjerash përfshinin edhe ndalimin e qasjes në institucione publike femrave të mbuluara  dhe mbylljen e shkollave fetare. Por, Gjykata nuk ka urdhëruar që 21 të pandehurit të burgosen menjëherë dhe të dërgohen në vuajtjen e dënimeve, duke marrë parasysh gjendjen e tyre shëndetësore. Të dënuarit kanë të drejtë ankese Gjykatës së Apelit.



Burimi : Al Jazeera