Irani: Ne jemi me Damaskun në sulmin e mundshëm të SHBA-së

Publikuar në Prill 13, 2018, 2:55 a.m.

Ali Ekber Velajeti, këshilltarë i lartë i Udhëheqësit të Revolucionit Islamik, Imam Hamaneit, i cili vizitoi Damaskun, tha se ata janë pranë qeverisë siriane kundër sulmit të mundshëm të SHBA-së.

Velajeti i cili e vizitoi Gutan Lindore, lidhur me sulmin e mundshëm që tregon se presidenti amerikan, Donald Trump po përgatitet të shtyp butonin, u shpreh se: “Teherani do të mbështesë Damaskun kundër çdo lloji të sulmeve të huaja.”

Fjalimi i Velajetit ku tha se: “Ne do të qëndrojmë pranë qeverisë siriane kundër të gjitha llojeve të sulmeve të huaja. Irani e mbështet Sirinë në luftën kundër Amerikës dhe regjimit sionist (Izraelit)”, u transmetua në televizionet shtetërore.



Burimi : Welayet News