Interpretimi i ri i Kur'anit në Turqi

Publikuar në Prill 13, 2018, 2:43 a.m.

Autoriteti fetar i Turqisë do të përpiqet me njohuritë e dijetarëve për një "tefsir" të ri ose interpretim të ri të Kur’anit të Shenjtë.

Profesori Ali Erbaş, kreu i Kryesisë Shtetërore të Çështjeve Fetare (DİB) i njohur gjithashtu si Diyanet, tha të hënën se ata "synojnë" për një tefsir të ri dhe të plotë me ndihmën e "ekspertëve në disa fusha".

"Për shembull, mund të bëhet një punë me ndihmën e ekspertëve të astronomisë në interpretimin e ajeteve të lidhura me astronomi," tha Erbaş në një konferencë në Stamboll.

"Në suren, kaptinën, Al-Muminun, ka ajete rreth zhvillimit të foshnjave në mitër. Ne duhet të kemi (një gjinekolog) që na ndihmon", shtoi ai.

Erbaş deklaroi se një njohuri gjithëpërfshirëse e astronomisë, për shembull, është e nevojshme për një kuptim më të mirë të disa ajeteve dhe dikush me "më shumë njohuri" në këtë fushë do të kuptonte më mirë ajetet.

Kuptimi i fesë në vendin mbizotërues musliman ka qenë prej kohësh një çështje e mprehtë. Disa kërkojnë që t'i përmbahen vetëm Kur'anit (dhe një ose më shumë interpretimeve të tij të ndryshme), duke hedhur poshtë thëniet e Profetit Muhammed  të shenjtë (paqja qoftë mbi të) për shumicën e muslimanëve.

Të tjerë kërkojnë respektimin e Kur'anit dhe haditheve (thënieve) të Pejgamberit (a.s.) , si dhe një interpretim të fesë dhe çështjeve të lidhura me dijetarë të respektuar.



Burimi : Daily Sabah