Autoritetet duhet të jenë të qëndrueshme në qëllimet e Islamit dhe të Republikës Islamike

Publikuar në Prill 13, 2018, 2:37 a.m.

Udhëheqësi i Revolucionit Islamik deklaroi: “Autoritetet duhet të mbrojnë sigurinë dhe komunikimet brendshme të popullit dhe shtetit. Sulmimi i fushave të komunikimit të brendshëm të popullit është fetarisht i ndaluar.”

Në një takim të bërë me zyrtarët e Republikës Islamike të Iranit, Imam Hamanei  duke uruar për muajin Rexhep, deklaroi se ditë të tilla të bekuara janë mundësi e mirë për adhurim dhe tevesul dhe u shpreh se: “Çelësi i zgjidhjes së problemeve është lutja, përkujtimi i Allahut dhe përmirësimi i zemrave dhe muaji i Rexhep është festë e atyre që duan të përmirësojnë zemrat e tyre.”

Duke thënë se autoritetet duhet të jenë të qëndrueshme në qëllimet e tyre ndaj Islamit dhe Republikës Islamike, Udhëheqësi i Revolucionit Islamik deklaroi kështu: “Takvaja dhe shmangia nga mëkati, tradhëtia dhe adhurimi i botës janë një nga faktorët e rezistencës dhe vaxhibi më i rëndësishëm për autoritetet dhe kjo është e lidhur me forcimin e marrëdhënieve me Zotin.”

Imam Hamani kujtoi frymën e shërbimit dhe revolucionit që kishte dominuar autoritetet në vend në vitet '60 dhe duke i’u drejtuar atyre u shpreh: “A ju kujtohen ato sjellje për t’u lavdëruar dhe ato emocione? A ju kujtohet rëndësia e dhënë shërbimit? Problemi është se ndonjëherë ato vlera harrohen.”

Udhëheqësi i Revolucionit Islamik deklaroi kështu: “Në Republikën Islamike, neve na nevojiten të gjitha autoritetet për të rregulluar zemrat tona. Për shkak se Republika Islamike u formua në përputhje me vlerat dhe qëllimet e rëndësishme siç janë teuhidi, sheriati hyjnor, drejtësia, liria dhe pavarësia dhe ky sistem është i ndryshëm nga qeveritë e njohura në botë.”

Në një pjesë tjetër të fjalimit të tij, Imam Hamanei deklaroi se sigurimi i mundësive të punës është baza e ekonomisë së vendit dhe u shpreh se: “Realizimi i kësaj është një nga detyrat e Komandës së Ekonomisë së Rezistencës dhe kjo komandë ndjek zgjidhjen e problemeve, por kjo duhet të bëhet dhe të përcillet me punë, forcë dhe vullnet.”

Udhëheqësi i Revolucionit Islamik deklaroi se autoritetet duhet të mbrojnë sigurinë dhe fushat e komunikimit të brendshëm të popullit dhe shtetit dhe se sulmimi i fushave të komunikimit të brendshëm të popullit është fetarisht i ndaluar dhe shtoi se: “Ata që punojnë në sistemin qeveritar dhe gjyqësor duhet të mbrojnë vendbanimet e popullit, privatësinë dhe sekretet e tyre.”

Para fjalimit të Imam Hamaneit, Zëvendës Presidenti i Parë i Republikës Islamike të Iranit Ishak Cihangiri mbajti një fjalim ku deklaroi se se slogani "Mbështetja e mallrave iraniane" për këtë vit ishte një emër shumë i saktë dhe i dhënë me mençuri  dhe u shpreh se: “Nëse e realizojmë këtë slogan, mundësitë e punës së njerëzve, niveli i mirëqenies dhe të ardhurat do të rriten.”



Burimi : Welayet News