Producentët, regjisorët dhe aktorët palestinezë bojkotojnë Festivalin e Filmit të Stambollit

Publikuar në Prill 10, 2018, 1:30 p.m.

Iniciativa për Bojkotimin e Izraelit për Palestinën deklaroi se u tërhoq nga organizata për shkak se ARTISRAEL ishte sponsor i Festivalit të Filmit të Stambollit. Në deklaratë i’u është bërë thirrje edhe pjesëmarrësve të tjerë për bojkot.

Sipas gazetës Wall, producentët, regjisorët dhe aktorët palestinezë po tëhiqen nga Festivali i Filmit të Stambollit për shkak se në mesin e sponsorëve të këtij festivali është edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Izraelit përmes ARTISRAEL-it.

‘IZRAELI PO E PËRDORË ARTIN PËR LIGJSHMËRI’

Sipas deklaratës së bërë nga Iniciativa për Bojkotimin e Izraelin për Palestinën në mesin e sponsorëve të Festivalit të Filmit të Stambollit të këtij viti, të organizuar nga IKSV, është edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Izraelit përmes ARTISRAEL-it.

Në deklaratën ku u raportua se në një letër të botuar më parë, është kërkuar heqja dorë nga sponsorimi, u tha: “Ne e dimë se Izraeli përdor kulturën dhe artin si një mjet për të legjitimuar veten. Ky realitet dhe thirrja për bojkotimin e Izraelit është bërë që në kohë të gjatë nga Roger Waters ndaj Ken Loach, nga Judith Butler ndaj Elvis Costello, nga Jean Luc Godard ndaj Eyal Sivan si dhe nga një grup i madh i artistëve dhe intelektualëve në mesin e të cilëve kishte edhe hebrenjë. Nuk ishte e mundur që drejtuesit e IKSV-së të mos jenë të informuar për këtë thirrje.”

ODEH: NUK BESOJ NË BASHKËPUNIMIN ME NJË SHTET I CILI KRYEN KRIME LUFTE

Në deklaratën ku u tha se Izraeli ishte sponsor edhe për Festivalin e Muzikës së Stambollit të organizuar nga IKSV, u bënë deklaratat e mëposhtme:

“IKSV nuk i’u bind thirrjes sonë, por filmi ‘Ftesa e Dasmës’ (WAJIB), regjinë e të cilit e ka bërë Annemarie Jacir, u tërhoq nga festivali. Ekipi i filmit të cilët po priteshin të merrnin pjesë në festival, kanë anuluar udhëtimet e tyre. Edhe producenti i filmit, Ossama Bawardi deklaroi se nuk do të marrë pjesë në ‘Meetings on the Bridge’ për të njejtën arsye. Pastaj, regjisorja / producentja palestineze, May Odeh deklaroi në Facebook se as ajo nuk do të marrë pjesë në ‘Meetings on the Bridge’ për shkak të sponsorimit të Izraelit. Odeh tha se ‘nuk mund ta besoj se një festival i tillë ka bashkëpunuar për sponsorizim, me një vend i cili kryen krime lufte’.

‘DO TË ISHTE SHUMË TURP NËSE DO TË VIJA’

Ndërsa, aktori kryesor i filmit ‘Ftesa e Dasmës’, Muhamed Bakri tha se ‘Si rezultat i bashkëpunimit zyrtar të Izraelit me Festivalin e Filmit të Stambollit, sidomos në të premtën e fundit të zezë në Gaza, unë do të anuloj vizitën time në festival, kur ushtria izraelite po sulmon njerëzit e pafajshëm. Do të ishte shumë turp në qoftë se do të vija. Por, unë mund të vij në qoftë se festivali refuzon sponsorizimin nga Izraeli’.

Duke e përsëritur thirrjen tonë ndaj të gjitha institucioneve kulturore, sidomos IKSV, për të mos bërë ndonjë marrëveshje me shtetin e Izraelit dhe të mos bëhen partner me okupimin, ne i falendërojmë të gjithë artistët të cilët janë tërhequr nga festivali i filmit dhe presim që edhe pjesëmarrësit e tjerë të tregojnë të njejtin qëndrim në emër të solidaritetit me palestinezët. Populli palestinez dhe popujt të cilët jetojnë nën pushtim nuk do ta harrojnë këtë solidaritet."



Burimi : Sputnik News