Filloi kthimi i gjashtë ambasadorëve në Kosovë

Publikuar në Prill 9, 2018, 12:02 a.m.

Nënshkrimi i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë që tetë ambasadorë lirohet nga kjo detyrë nëpër shtetet përkatëse ku e kanë përfaqësuar vendin, për shkakë të skadimit të mandatit të tyre.

Ambasadorët të cilët janë liruar nga detyra janë Valdet Sadiku (Serbi); Edon Cana (Francë); Avni Spahiu (Turqi); Nexhmi Rexhepi (Slloveni); Rexhep Boja (Mbreteria e Arabisë Saudite); Lirim Grejçevci (Mbretëria e Bashkuar); Ylber Hysa (Maqedoni); Shpend Kallaba (Bullgari).

PDK, AKR e AAK kur kanë ndërtuar koalicionin qeveritar ishin marrë vesh edhe për pozitat diplomatike krahas dërgimit të njerëzve të tyre nëpër borde të ndërmarrjeve publike në Kosovë dyshohet dhe që kishin pasur marrëveshje për t’i futur njerëzit e tyre nëpër pozitat publike.

Por tashmë ka nisur kthimi i ambasadorëve në Kosovë që u ka mbaruar mandati në shërbimin diplomatik. Në mesin e tyre janë ambasadorët në Turqi, Slloveni, Mbretëri e Arabisë Saudite, Britani, Maqedoni e Bullgari.