Ja ekspertet qe do deshmojne per muxhahedinet ne Bashkimin Evropian

Publikuar në Prill 8, 2018, 6:24 a.m.

Lajmi i rreme qe xhihadistet iraniane kane perhapur me faqen e tyre Iran News Update ku ata sulmojne parlamentaren e Bashkimit Evropian Ana Gomes, lidhet me faktin se diten e marte me 10 prill 2018 ne Parlamentin Evropian do organizohet nje sesion informues mbi “Kercenimin e Muxhahedineve Iraniane ne Shqiperi”. Ne kete event ku do te prezantojne:

Vanna Vannuccini, gazetare e gazetes La Repubblica ne Itali

Nicola Pedde, drejtor i Institutit per Studime Globale ne Itali

Olsi Jazexhi, lektor ne Universitetin e Durresit ne Shqiperi

Migena Balla, avokate e bazuar ne Tirane

Anne Khodabandeh, drejtuese e organizes Open Minds dhe konsulente ne fushen e deradikalizmit ne Britanine e Madhe

I ka acaruar muxhahedinet. Ekspertet ne fjale do tregojne problemet ligjore, lidhjet terroriste, kriminale, veprimtarine anti-ligjore etj qe muxhahedinet bejne ne Shqiperi dhe ne Evrope. Avokate Balla do deshmoje per klientet e deradikalizuar muxhahedine qe kerkojne te braktisin xhihadin por kercenohen nese bejne dicka te ketille. Dr. Jazexhi do tregoj sesi shteti shqiptar praktikon standarte te dyfishta ne lidhje me xhihadistet shqiptare dhe xhihadistet iraniane duke shkelur keshtu Kodin Penal dhe ligjet e Shqiperise. Nicola Pedde dhe Vanna Vannuccini do flasin per rrezikun qe terrorizmi i muxhahedineve iraniane mund ti sjelli Evropes. Ndersa Anne Khodabandeh, do ti shpjegoje parlamentareve evropiane metodat sesi xhihadistet iraniane rekrutojne njerez per aktet e tyre terroriste. Anne eshte nje ish-xhihadiste e deradikalizuar e cila tregon sekretet e grupit terrorist te muxhahedineve. Ajo eshte ne qender te sulmit te tyre. Muxhahedinet e akuzojne Anne Khodabandeh si agjente iraniane. Anne Khodabandeh i ka sfiduar muxhahedinet per debat publik nese ajo eshte agjente, apo nese muxhahedinet jane terroriste, por ata nuk pranojne debatin pasi organizata e tyre nuk beson ne lirine e fjales dhe demokraci.

Anne Khodabandeh dhe burri i saj Massoud Khodabandeh kane qene anetare te larte te organizates terroriste. Por pas deradikalizimit ata jane dedikuar ne shpetimin e xhihadisteve te tjere qe Marjam Rajavi trushpelan dhe indoktrinon me idete e xhihadit ne organizaten e saj terroriste. Me poshte eshte nje video ku Anne Khodabandeh shpjegon historine e terrorizmit dhe indokrinimit te organizates se xhihadisteve iraniane:

Organizatoret e eventit ne Bashkimin Evropian kane ftuar anetare te shumte te mediave dhe eksperte qe te marrin pjese ne eventin ne fjale. Perfaqesuesit e zyre per Shqiperine ne BE do te marrin pjese gjithashtu ne kete event.

Edhe znj. Marjam Rajavi kryetarja e organizates se muxhahedineve iraniane eshte e lire te vije dhe te debatoje me ekspertet dhe te tregoje nese organizata e saj ka qellime terroriste, apo eshte paqedashese dhe demokratike sikur propaganduesit e saj pretendojne.

Debati per muxhahedinet ne parlamentin evropian pritet te jete i nxehte. Gazetaret shqiptare do te jene te mirepritur ne kete event dhe te bejne nje debat te vertete dhe demokratik brenda mureve te BE-se per te kuptuar lojen e madhe terroriste qe Shqiperia po ben me strehimin e xhihadisteve iraniane ne vendin e saj. Ne kete event do te tregohet edhe fushata me Fake News qe muxhahedinet po bejne ne Shqiperi duke destabilizuar mediat dhe publikun, kur leshojne lajme te rreme per sulme terroriste kunder tyre.



Burimi : Gazeta İmpakt