Ajetullah Hamenei Citon: Qëndresa Është E Vetmja Rrugë Për Të Shëruar Plagët Palestineze

Publikuar në Prill 6, 2018, 1:38 a.m.

Udhëheqësi i Revolucionit Islam Ajetullah Sejjid Ali Hamenei citon se qëndresa është e vetmja rrugë për të shpëtuar kombin e shtypur palestinez.

Në një përgjigje ndaj një letre të mëparshme nga Ismail Hanijeh, kreu i byrosë politike të lëvizjes së qendresës palestineze të Hamasit, Ajetullah Hamenei të mërkurën ripohoi mbështetjen e patundur të Iranit për Palestinën dhe luftëtarët palestinezë, dhe bëri të ditur se fuqizmi i frontit të qëndresës në botën muslimane dhe shtimi i luftës kundër regjimit pushtues të Izraelit dhe mbështetësve të tij ishin zgjidhja për çështjen palestineze.

“Rruga e bisedimeve me regjimin mashtrues, gënjeshtar dhe uzurpues (sionist) është një gabim i madh dhe i pafalshëm, e cila do të vonojë fitoren e popullit palestinez dhe nuk do të sjellë asgjë tjetër vetëm se humbje për kombin e shtypur” tha udhëheqësi.

“Nuk dyshim se, lufta dhe qëndresa janë rrugëdalja e vetme për Palestinën e shtypur dhe bari shërues i vetëm për shërimin e plagëve të këtij kombi trim dhe krenar, shtoi Ajetullah Hamenei.

Udhëheqësi kumtoi se Republika Islame ndihej e detyruar për të mbështetur plotësisht Palestinën.

Gjithashtu Ajetullah Hamenei nënvizoi për nevojën e bashkimit islam për të përballuar mizoritë e fundit sioniste kundër palestinezëve.

“Sot, rikthimi i dinjitetit dhe i fuqisë i bashkësisë muslimane eksluzivisht varet në qëndresën kundër mendjemadhësisë botërore dhe komploteve të saj dashakeqëse”, udhëheqësi tha duke theksuar se çështja palestineze ishte përparësia më e madhe e botës muslimane.

“Kombet dhe në veçanti rinia e përkushtuar, si në shtetet muslimane dhe arabe ashtu edhe shtetet që ndihen të përgjegjshme për Palestinën, duhet ta marrin shumë seriozisht këtë detyrë të madhe dhe ta detyrojnë armikun që të tërhiqet nga pika e shembjes nëpërmjet luftës së tyre epike dhe të mençur”, udhëheqësi tha.

Kjo erdhi mes vrasjeve të fundit të Izraelit të më shumë se dhjetra protestuesve palestinezë në Rripin e rrethuar të Gazzës.

Më 30 Mars, banorët e Gazzës marshuan drejt gardhit të trojeve të pushtuara, në fillim të protestës gjashtë javëshe, i quajtur “Marshi i Madh i Rikthimit”, duke kërkuar të drejtën e rikthmit të palestinëzve të dëbuar nga atdheu i tyre.

Demonstratat e ditës së parë u shndërruan të dhunshme pasi forcat e izraelite përdorën gaz lotsjellës dhe hapën zjarr kundër palestinezëve, duke vrarë 18 dhe duke plagosur thuajse 1.500 të tjerë.

Përpara demonstratës së madhe ushtra izraelite kishte vendosur trupat speciale, duke përfshirë 100 snaiperistë në kufirin e Gazzës, dhe i kishte dhënë leje forcave të tyre, që të hapnin zjarr ndaj protestuesve të paarmatosur.

Organizata të shumëfishta të të drejtave të njeriut, kanë ngritur zërin duke i dënuar plotësisht sulmet e dhunshme të Izraelit, mbi protestat e mëdha të protestuesve në rrethuar atë copë tokë të rrethuar.



Burimi : Press TV