Trump foli haptazi: Nëse Arabia Saudite dëshiron që ne të qëndrojmë në Siri, le të paguaj për këtë

Publikuar në Prill 4, 2018, 11:30 p.m.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se dëshiron të tërhiqet nga Siria, por ende nuk ka marrë vendim për këtë çështje.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi se dëshiron të tërhiqet nga Siria.

“Dua që ushtarët tanë të kthehen në shtëpi, dua të rindërtoj vendin tonë” - tha Trump, duke shtuar se ushtarët amerikan do të largohen nga vendi pas mundjes së ISIS-it.

‘NËSE QËNDROJMË LE T’I PAGUAJNË SAUDITËT PARAT’

Duke thënë se nëse ushtarët amerikan qëndrojnë në Siri, shpenzimet duhet të mbulohen nga aleatët rajonal, Trump shtoi: “Arabia Saudite është shumë e interesuar për vendimin tonë. Nëse dëshironi që ne të qëndrojmë në Siri, ndoshta ju duhet të paguani për këtë.”



Burimi : Welayet News